Presidenti Obama viziton Yad Vashemin

Presidenti Barack Obama po mbyll një vizitë në Izrael dhe Bregun Perëndimor, gjatë së cilës mbajti bisedime me udhëheqës izraelitë dhe palestinezë dhe u bëri thirrje të dyja palëve të rifillojnë përpjekjet e paqes.
Zoti Obama bëri sot thirrje për tolerancë ndaj të tjerëve në një vizitë tek memoriali i Holokaustit, Yad Vashem.
I shoqëruar nga Presidenti izraelit Shimon Peres dhe kryeministri Benjamin Netanyahu, zoti Obama foli pasi vizitoi sallën e emrave, ku janë volume të tëra me emrat e atyre që janë vrarë në Holokaust.
Zoti Obama dhe zoti Netanyahu pritet të mbajnë edhe një takim para se Presidenti Obama të niset për në Jordani. Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë fjalimin e djeshëm të zotit Obama në Jeruzalem ku ai tha se paqja me palestinezët është rruga e vetme drejt sigurisë së vërtetë./Indeksonline/