E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB, sot raporti i Ban Ki Moon:Dialogu Thaçi- Daçiç me rëndësi

PRISHTINE- "Dialogu Prishtinë-Beograd, është një proces sfidues por shumë i rëndësishëm politik."  Kështu thekson në raportin e tij për zhvillimet në Kosovë sekretari i përgjithshëm i kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon. Ky raport do të diskutohet sot në Këshillin e Sigurimit, ku do të marrin pjesë edhe kryeministrat Thaci dhe Daçiç, të cilët kanë mbërritur që mbrëmë në Nju Jork

Në raport Ban Ki Moon shprehet se liderët e të dyja palëve i kanë hyrë një ‘procesi sfidues, por të rëndësishëm politik, me qëllim zgjidhjen e çështjeve më të vështira të cilat frenojnë progresin në marrëdhëniet midis tyre.”

 Shefi i Kombeve të Bashkuara thekson se ‘megjithëse ekzistojnë shumë çështje ende të pazgjidhura, rivendosja e bisedimeve përbën një ‘sinjal të fuqishëm se të dyja palët angazhohen për një dialog paqësor për tejkalimin e peshës së konfliktit të kaluar.’

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›