E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e Xhibuti vendosin marrëdhëniet diplomatike

Ambasadori ynë në Francë, Muhamedin Kullashi, dhe ambasadori i Xhibutit në Francë, Rachad Farah, kanë nënshkruar sot protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike bilaterale.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris, të dy ambasadorët vlerësuan lartë nënshkrimin e protokollit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme.

Më tej, ambasadorët Kullashi e Farah rikonfirmuan përkushtimin e dy vendeve për promovimin dhe mbështetjen e parimeve universale, si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes botërore.

Si njofton MPJ, pas ceremonisë së vendosjes se marrëdhënieve diplomatike, ambasadorët Kullashi e Farah diskutuan ndërmarrjen e hapave konkretë të mëtejmë, për të thelluar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›