Presidenti Obama viziton ne Alabama shkaterrimet nga cikloni

President amerikan Barak Obama shkoi sot ne Alabama ku vizitoi rrenojat e shkaterrimeve te shkaktuara nga tornadot e dhunshme qe vrane me shume se 300 njerez.
Presidenti iu tha familjeve te prekura nga stuhia ne qytetin e Tuskaluses se ai do ti ndihmoje ato per tu rimekembur nga fatkeqesia. Ai tha gjithashtu se asgje nuk mund te behet per qindra te vraret per te cilet ai tha se ata jane tashme ne mbreterine e Zotit.
Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney tha se zoti Obama beri nje ndalese te shkurter ne Alabama sepse ai donte te shihte nga afer shkaterrimet.
Zoti Obama u takua me guvernatorin e Alabames Robert Bentli dhe zyrtare te tjere gjate vizites se tij te shkurter.
Lagje te tera jane shkaterruar ne qytetin studentor te Tuskaluses ku te pakten 36 njerez u vrane mes tyre dhe dy studente te Universitetit te Alabames.
Alabama u godit me shume nga stuhite e se te merkures ku vdiqen me shume se 200 njerez.