E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Presidenti", PD përgënjeshtron “Gazetën Shqiptare”

25-05-2012 / Gazeta 55

Silvi Bardhi: Emër jo politik nga PS, trillim i mirëfilltë


Partia Demokratike reagoi sot ndaj një artikulli të një të përditshme shqiptare, lidhur me deklaratën e djeshme të kryeministrit Sali Berisha, për zgjedhjen e Presidentit. Gazeta në fjalë pretendon se kreu i PD-së i është drejtuar anëtarëve të kryesisë së selisë blu, duke thënë se “do pranohet një emër jo politik nga Partia Socialiste si kandidaturë për postin e Presidentit”. Por, zëdhënësja e selisë blu e cilëson të pabazë citimin e “Gazetës Shqiptare”. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi sqaron se ky është një trillim i mirëfilltë pasi asnjë nga deklaratat e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Berisha, nuk ekziston një deklarim i tillë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›