E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëdhënësi i komisionerit Fyle: “Presim zbatimin e reformave - 24 maji, jo afat kohor i prerë”

25-05-2012 / Gazeta 55

24 maji ishte data e pritur për përmbylljen e reformës elektorale dhe parlamentare. Komisioni Europian rikujton, se komisioneri Fyle i është referuar kësaj date si një datë e rëndësishme për përmbylljen e këtyre reformave, por jo si një afat kohor i prerë.
Ky ishte qëndrimi i bërë i ditur nga zëdhënës i KE-së, Peter Stano. “Komisioneri nuk foli për afate. Ne i jemi referuar kësaj date si një datë e rëndësishme për përmbylljen e reformës elektorale. Marrëveshja e nëntorit duhet të plotësohet para procedurës së presidentit. Është sot, por 24 maji nuk ka përfunduar ende. Gjithsesi nuk ka kohë për të humbur. Koha po fluturon. Reforma elektorale është një element kyç i marrëveshjes së nëntorit. Ne e kemi bërë të qartë se zbatimi i suksesshëm i marrëveshjes së nëntorit është një element i rëndësishëm për dialogun politik në vend”, vuri në dukje Stano.
Për Komisionin, duhet që këto reforma të përmbyllen para zgjedhjes së presidentit, pasi Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë për përmbushjen e 12 rekomandimeve.
“Në këtë frymë, ne inkurajojmë palët të mbyllin çështjet pezull. N‬uk ka më kohë për të humbur. Shqipëria duhet të mbylli çështjet e hapura në reformën elektorale, pasi ka ende shumë punë për përmbushjen e 12 rekomandimeve”, vlerësoi ai.
Komisioni pret që mazhoranca dhe opozita të mbajë premtimin për të respektuar marrëveshjen e nëntorit para zgjedhjes së Presidentit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›