E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Permbysja e diktatures fitore e popullit

Mesazhi per Libine

Presidenti i Republikes Bamir Topi duke ndjekur me vemendje ngjarjet ne Libi pershendet fitoren e popullit libian per marrjen e kryeqytetit Tripoli si nje moment historik ne permbysjen e nje prej regjimeve me diktatoriale te kohes qe i ka shkaktuar krime monstruoze vendit te tij. Keto ngjarje tregojne edhe njehere se popujt liridashes nuk mund te durojne me diktatore qe kane shtypur kane kryer krime te panumerta dhe jane pasuruar per dekada te tera ne menyre te paligjshme mbi gjakun dhe mjerimin e popujve. Sot ne kohen e demokracise lirive dhe te drejtave te njeriut fundi i regjimeve diktatoriale eshte i pashmangshem kudo ne bote thuhet ne njoftimin e Presidences. Kreu i shtetit thekson se populli shqiptar si mik tradicional i vendeve arabe i uron popullit libian nje tranzicion sa me paqesor dhe rimekembje sa me te shpejte te vendit te tyre te shumevuajtur ne interes te paqes dhe stabilitetit ne rajon dhe me gjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›