E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni Nuk do te presim socialistet per tju sherbyer qytetareve ne Tirane

Intervista Flet zv.ministri i Brendshem dhe kreu i keshilltareve te PD-se

Zevendesministri i Brendshem njekohesisht anetari demokrat i Keshillit Bashkiak te Tiranes Ferdinand Poni flet ne nje interviste per Shqip per sa i perket sesionit te ri te keshillit raportit te ODIHR-it si dhe rolin e ministrise ne kuader te censusit.

Si anetar i Keshillit Bashkiak te Tiranes mund te na thoni se cili do te jete qendrimi i anetareve te mazhorances ndaj atyre te opozites ne kete keshill dhe a prisni qe ata te jene pjese e mbledhjes se tij

Mund te them ne kete pike se ne keshill jemi te perkushtuar tu sherbejme qytetareve dhe tu bashkohemi prioriteteve te kryetarit te bashkise Lulzim Basha per te bere nje politike sa me afer qytetareve dhe mbi te gjitha transparente. Ne sukseset apo perpjekjet per te qene sa me afer qytetareve sinqerisht dua te them se cdo keshilltar nese i konsideron ato si te suksesshme ti bashkohet qellimit te kryetarit te bashkise dhe te mazhorances ne keshill per ta bere kete. Kjo nuk eshte nje gje e lehte te ndodhe sepse keshilltaret socialiste jane akoma ushtare besnike te Rames dhe duke defeketuar ai ne lidhje me institucionet e percjell kete edhe te keshilltaret. Ne do te shohim por nuk do ta leme ne doren e tyre sherbimin ndaj qytetareve perkushtimi yne ndaj tyre do te jete maksimal.

Nisur nga pozicioni juaj si zevendesminister i Brendshem si e shikoni te pasqyruar punen e kesaj ministrie per zgjedhjet ne raportin e OSBE/ODIHR-it

Raporti i OSBE/ODIHR-it ne vleresimin tim eshte shume i mire ashtu sic eshte thene edhe nga perfaqesues te tjere ne vend. Fatmiresisht per ne dhe fatkeqesisht per akuzuesit ai ka evidentuar arritjet impresioniste te qeverise shqiptare dhe ministrise se Brendshme duke  e vendosur pjesen qeveritare dhe ministrine ne pararoje te te gjitha arritjeve te tjera. Ministria ndihet mire me arritjet sepse ne grupin e rekomandimeve nese do ta sjelle ne vemendje dy jane rekomandimet qe kane lidhje me ministrine rekomandimi i pare eshte qe te vijoje puna per identifikimin e personave me adrese te paidentifikuar qe eshte nje proces qe duhej te kryhej nga te zgjedhurit vendore por qe nga ne ka pasur vemendje maksimale dhe ka qene prioritet i yni. Shqiperia ka pasur rreth 800-900 mije persona pa adrese te paidentifikuar dhe tashme jane reduktuar ne 200-300 mije.

Nga ana tjeter Ministria e Brendshme eshte pjese e pergatitjeve te qeverise per censusin e popullsise dhe banesave. Para pak ditesh ju zhvilluat nje takim me te zgjedhurit vendore. Cili eshte roli i tyre ne kete proces

Ministria e Brendshme ka mbeshtetur gjithnje reformat e qeverise. Ne e kemi pare te nevojshme te therrisnim ne nje takim te gjitha bashkite e vendit dhe te gjitha komunat e medha rreth 150-160 njesi vendore ishin atje per tu komunikuar shqetesimin qe ka INSTAT-i dhe Komisioni Qeveritar si dhe per te evidentuar dy parime kryesore ate qe vendimi 533 i qeverise tregon kerkon te realizoje me censusin. Ky proces kaq i rendesishem per Shqiperine dhe integrimin europian do te behet ne bashkepunim te ngushte me te zgjedhurit vendore duke i konsideruar ata si pjese organike e ketij procesi. Po keshtu na vjen mire qe marredheniet e Ministrise se Brendshme ne vecanti por edhe me qeverine jane efektive sepse pjesemarrja aty si dhe ftesat ishin nga te gjitha ngjyrat politike. Ne gjetem konsensusin e tyre per te realizuar detyrat me te rendesishme te ketij procesi qe jane krijimi i te gjithe infrastruktures se nevojshme per kryerjen e censusit sic eshte marrja e masave per ambientet trajnimet dhe respektimi i tyre ne kohe marrja e masave per ruajtjen e dokumentacionit gjate censusit dhe deri te pjesa aktive qe quhet forum ne nivel bashkiak apo komune zyra e censusit ne bashki apo komune lidhur me stafin apo personat qe do te angazhohen nga INSTAT-i per kete problematike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›