Komisionit Brace i mbaron afati zyrtar
Komisioni Brace per hetimin e veprimtarise se Kuvendit sipas te gjitha gjasave nuk mund te funksionoje pasi i ka mbaruar afati i funksionimit. Kjo pasi deri tani ky komision nuk eshte lene te punoje dhe nuk eshte vendosur shtyrja e afatit sic ka ndodhur per komisionet e tjera si Halimi apo dhe per Masakren e Tivarit. Aktet e miratuara nga Kuvendi i Shqiperise kryesisht ne mungese te opozites socialiste kane prodhuar pak muaj me pare edhe nje nisme te paprecedente te hedhur si ide nga Partia Socialiste. Nga ana e kesaj te fundit eshte arritur qe ne 15 mars te merret miratimi i Konferences se Kryetareve per te hetuar vete punen e Parlamentit ne vitet 2005 e me mbrapa. Ideja eshte bere realitet vetem formalisht duke zhvilluar ndoshta vetem nje mbledhje pas te ciles asgje nuk eci sikunder ishte parashikuar apo paralajmeruar me pare nga socialistet. Si drejtues i komisionit u caktua deputeti socialist Erjon Brace ne nje perberje qe i jepte shumicen PD-se dhe pakicen PS-se. Objekti i kerkeses socialiste parashikonte nje hetim per organet drejtuese te Parlamentit per sa u perket detyrimeve qe lindin nga zbatimi i Rregullores hetimin e veprimtarise se administrates hetimin e funksionimit te stafit ndihmes etj dhe ishte nje tjeter perpjekje kryesisht kunder kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Me pare PS-ja ne aktivitetin e saj parlamentar ka provuar dy here shkarkimin e Topallit e cila u be shkak edhe per renditjen e Parlamentit si nje nga hallkat jofunksionuese ne vend. Kjo nisme u veshtrua ne kontekst elektoral nga ana e kundershtareve te PS-se te cilet hodhen idene e nje kontrolli parlamentar mbi pasurine e kreut socialist Edi Rama. Per te gjitha keto shqetesime kreu i komisionit Erjon Brace i ka derguar edhe nje leter trupit diplomatik ne Tirane. Si shkak kryesor eshte terheqja e anetareve te shumices nga ky organ i Parlamentit te cilit sipas dispozitave ligjore i perfundonte afati ne 17 korrik. Nje element qe bie ne sy eshte edhe fakti se ne ndryshim nga demokratet qe kane kerkuar dhe arritur shtyrjen e afatit per komisionet parlamentare te 21 janarit dhe masakres se Tivarit kjo gje nuk ka ndodhur me komisionin per hetimin e Kuvendit kryetarja e te cilit se fundmi po perflitet edhe si kandidature e mundshme per Presidente te Republikes. Ndaj kesaj te fundit akuzat socialist kane arritur deri ne ato per abuzim financiare me dietat rast ky i paprecedent me asnje kryetar Parlamenti ne Shqiperi.