Presidenti, Rama dhe Berisha do të takohen të dielën
Tiranë- Në prag të raundit të dytë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit mediat raportojnë se një takim mes kreu të opozitës Edi Ramës dhe atij të mazhorancës Sali Berishës mund të ndodhë ditën e dielë.
Takimi cili po shihet gjithmonë edhe më shumë i domosdoshëm për një zgjidhje të dakordësuar mes palëve që vendi të ketë sa më shpejt presidentin e ri sipas Kushtetutës.
Zhvillimi i një tryeze bisedimesh mes partive parlamentare ka qënë një kërkesë e PS-së e cila e sheh si të nevojshme për të patur një proces jo të njëanshëm mbi baza konsensuale. Por kjo kërkesë është cilësuar si e panevojshme nga kampi blu i cili caktoi fillimish ndërmjetësit për bisedime me PS-në, por orët në vazhdim flasin për një takim të dy liderve të lartë politik.
Pas kërkesës së kreut të LSI-së, Ilir Metës i cili tha se i kishte kërkuar kryeministrit një takim me zotin Rama dhe letrës së komsionerit Fule që mendohet se i është dërguar dy forcave politike ku i bën thirrje të gjejnë konsensusin duket se orët në vazhdim mund t’i çojnë bisedimet për kreun e vendit në nivele liderësh politik. I cili duke ndjekur zhvillimet e fundit mund të mbahet në ambientë e Kryesisë së Kuvendit mesditën e nesërme. Raundi i dytë i votimit për presidentin e ri të vendit do të mbahet më 4 Qershor ora 10:00 por ende s’ka asnjë kandidat konsensual mes palëve.
/IDEA/