E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove shqyrtohen zgjedhjet e parakohshme

Doreheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit te Kosoves mund ta coje shtetin e ri drejt zgjedhjeve te parakohshme.

Keshtu shkruajne mediat kosovare sipas te cilave ky opsion eshte permendur ne bisedimet qe Sejdiu zhvilloi me perfaqesuesit e Peseshes para doreheqjes si dhe me kryeministrin Thaci dhe shefin e ICO Piter Feith.

Sipas burimeve perfaqesuesit e Peseshes te cilet do te vazhdojne bisedimet edhe ne ditet e ardhshme e kane pelqyer opsionin e zgjedhjeve te parakohshme.

Madje shtojne me tej burimet ne favor te tyre eshte shprehur edhe vete kryeministri Hashim Thaci i cili kohe me pare ka kundershtuar nje gje te tille.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›