E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Sejdiu zhvillon të hënën një vizitë në Tiranë

Prishtinë (start)-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu të hënë do të niset për një vizitë dyditore në Tiranë, me ftesë të homologut shqiptar Bamir Topi. Përveç takimit me presidentin shqiptar, Sejdiu do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli. Presidenti kosovar, do të zhvillojë edhe një vizitë në qytetin verior të Shkodrës, ku këshilli bashkiak do ti akordojë çmimin “Qytetar Nderi” i qytetit,.

Temat kryesore të takimeve në Tiranë, do të jenë bashkëpunimi dypalësh, intensifikimi e bashkëpunimit rajonal dhe përfshirja e Kosovës si shtet i ri në këto procese si dhe procesi i njohjeve të reja, bëjnë të ditur burime pranë presidencës në Shqipëri.

Presidenti Fatmir Sejdiu viziton për herë të parë Tiranën, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës disa muaj më parë dhe njohjen e shpejtë që i bëri Shqipëria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›