Presidenti Tadiç viziton të premten Kosovën
Prishtinë -Presidenti serb Boris Tadiç do të vizitojë Kosovën të premten. Lajmi bëhet i ditur nga Radiotelevizioni i Kosovës, i cili nuk jep detaje të tjera rreth vizitës. Vendimi i presidentit serb duket se është sfidues ndaj institucioneve kosovare, pasi ai vjen në një kohë kur autoritetet e Kosovës, ndaluan vizitën e të ashtuquajturit ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviç.
Bëhet e ditur se Bogdanoviç nuk ka provuar ta kalojë fare kufirin me Kosovën i vetëdijshëm për ndalesën që do t’i bëhej nga autoritetet e sigurisë në Kosovë. Ai bashkë me një delegacion të Parlamentit të Serbisë kishte planifikuar të vizitojë veriun e Kosovës për të marrë pjesë në një takim me të ashtuquajturin këshill të komunave serbe.