‘Luftë’ deklaratash midis Athinës dhe Shkupit
Shkup - Ministria e Jashtme e Maqedonisë i është kundërpërgjigjur ashpër Athinës, pas kritikave të kësaj të fundit lidhur me thirrjen për qytetarët maqedonas që të kenë kujdes kur udhëtojnë në drejtim të Greqisë. Me anë të një deklarata, diplomacia maqedonase e ka vlerësuar si dilemë, deklaratën e zëdhënësit grek të Ministrisë së Jashtme Kumucakos.
“Deklaratat e Kumucakosit na shfaqin një dilemë. Ne nuk jemi të sigurt se komenti i tij a vlen për të gjitha vendet që kishin rekomanduar qytetarët e tyre si SHBA, Britania, Australia të jenë të kujdesshëm për të udhëtuar në Greqi, apo ajo ka të bëjë vetëm me Maqedoninë”-tha zëdhënësi i MPJ-së në Shkup, Petar Çulev. Duke se lufta diplomatike, në prag të një raundi të ri bisedimesh për çështjen e emrit, është ashpërsuar ndjeshëm, çka do të ndikojë në agravimin e situatës diplomatike midis dy vendeve fqinje.