Presidenti Topi, apel për kartat e identitetit
Presidenti i Republikës,
Bamir Topi, i ka bërë apel
nga Korça politikës dhe të
gjithë shqiptarëve të
kontribuojnë në nxitjen e procesit
të kartave të identitetit. Kreu i shtetit
u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve
të marrin pjesë masivisht
në zgjedhjet legjislative të 28
qershorit. Ai e ka konsideruar procesin
e pajisjes me kartat e identitetit,
si tepër të rëndësishëm për
ecurinë e gjithë procesit zgjedhor
dhe nga ana tjetër ka deklaruar se
ky proces është faktori që do të
ndikojë në ecurinë e mëtejshme të
vendit drejt plotësimit të kushteve
dhe kritereve për t‘u bërë pjesë e
familjes së madhe evropiane. Ai ka
deklaruar nga qyteti juglindor se
rezultatet e procesit së pajisjes së
shtetasve me letërnjoftimet e reja
do të ndikojnë në përshpejtimin e
anëtarësimit të Shqipërisë në
Bashkimin Evropian. "Do të dëshiroja
që në këtë tempull të mos flisja
për politikë. Megjithatë duhet të
theksoj se të gjithë së bashku duhet
të punojmë intensivisht çdo
orë, çdo ditë, çdo minutë që ky
proces të realizohet sa më shpejt.
Duhet që të gjithë qytetarët të aplikojnë
për kartat e reja të identitetit
me qëllim që më pas partitë
politike të hyjnë në fushatë, por
më e rëndësishmja është që pas
këtyre zgjedhjeve Shqipëria të fitojë
nota të tjera pozitive për të
pasur mundësi të shpejta që pas
anëtarësimit në NATO, të anëtarësohet
në Bashkimin Evropian", ka
deklaruar nga Korça, Bamir Topi.
Presidenti i Republikës, i ka
lëshuar këto deklarata gjatë takimeve
që ka zhvilluar dje në Korçë,
ku ka marrë pjesë në festimet e
organizuara për kremtimet e Pashkës
Ortodokse. Në axhendën e tij,
fillimisht është shënuar vizita në
Selinë e Mitropolisë së Shenjtë në
Korçë nga ku ai ka uruar të gjithë
besimtarët ortodoksë të të gjithë
Shqipërisë që kremtojnë festën e
Pashkës. Aty kreu i shtetit është
pritur nga kleri ortodoks dhe
mitropolis Hirësia e tij, Imzot
Joani, dhe nga qindra besimtarëve
që kremtonin Ringjalljen
e Krishtit. Presidentit i janë
servirur veza e Pashkës dhe buka
me qiqër, simbolet e kësaj dite,
duke krijuar një atmosferë vërtet
festive. "Erdha në Korçë, sepse ky
qytet ka një atmosferë të veçantë
të kremtimit të festës së Pashkës,
që zor se e ndesh diku tjetër. Kështu
që e ndava së bashku me ju, me
qytetarët e Korçës këtë gëzim.
Dëshiroj të theksoj edhe një herë
atë që konstatova këtu, harmoninë
fetare, e cila ekziston si kudo
në Shqipëri", ka thënë kreu i shtetit.
Pasi ka dalë nga Mitropolia,
ai ka shëtitur nëpër rrugicat karakteristike
korçare, ku është
takuar dhe përshëndetur me qindra
qytetarë që kishin dalë për ta
takuar. Ndërkohë, festimet në
Korçë kishin nisur që mesnatën e
shtunës. Mijëra njerëz, qytetarë të
zonës, por dhe turistë që kishin
ardhur për të kremtuar në Korçë,
kanë pritur në sheshin para katedrales
"Ngjalljen e Krishtit". "Janë
të bekuar ata që e shijojnë Ngjall-
jen e Krishtit dhe jam i gëzuar t‘ju
jap lajmin se Krishti u Ngjall" me
këto fjalë u është drejtuar besimtarëve
në ndërrimin e ditëve,
hirësia e tij, imzot Joani. Ai tha se
kjo ditë është simbol i kalimit nga
errësira në dritë dhe në një vend
të ndriçuar. Më pas besimtarët
kanë marrë me vete qirinj për t‘u
drejtuar më pas në shtëpitë e tyre.
Drita e qiririt simbolizon në këtë
festë dritën e mirësisë dhe të
shpresës. Mes tyre besimtarët
ortodoksë kanë ndarë edhe vezët
e kuqe, simbol i festës.
Bamir Topi, i ka bërë apel
nga Korça politikës dhe të
gjithë shqiptarëve të
kontribuojnë në nxitjen e procesit
të kartave të identitetit. Kreu i shtetit
u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve
të marrin pjesë masivisht
në zgjedhjet legjislative të 28
qershorit. Ai e ka konsideruar procesin
e pajisjes me kartat e identitetit,
si tepër të rëndësishëm për
ecurinë e gjithë procesit zgjedhor
dhe nga ana tjetër ka deklaruar se
ky proces është faktori që do të
ndikojë në ecurinë e mëtejshme të
vendit drejt plotësimit të kushteve
dhe kritereve për t‘u bërë pjesë e
familjes së madhe evropiane. Ai ka
deklaruar nga qyteti juglindor se
rezultatet e procesit së pajisjes së
shtetasve me letërnjoftimet e reja
do të ndikojnë në përshpejtimin e
anëtarësimit të Shqipërisë në
Bashkimin Evropian. "Do të dëshiroja
që në këtë tempull të mos flisja
për politikë. Megjithatë duhet të
theksoj se të gjithë së bashku duhet
të punojmë intensivisht çdo
orë, çdo ditë, çdo minutë që ky
proces të realizohet sa më shpejt.
Duhet që të gjithë qytetarët të aplikojnë
për kartat e reja të identitetit
me qëllim që më pas partitë
politike të hyjnë në fushatë, por
më e rëndësishmja është që pas
këtyre zgjedhjeve Shqipëria të fitojë
nota të tjera pozitive për të
pasur mundësi të shpejta që pas
anëtarësimit në NATO, të anëtarësohet
në Bashkimin Evropian", ka
deklaruar nga Korça, Bamir Topi.
Presidenti i Republikës, i ka
lëshuar këto deklarata gjatë takimeve
që ka zhvilluar dje në Korçë,
ku ka marrë pjesë në festimet e
organizuara për kremtimet e Pashkës
Ortodokse. Në axhendën e tij,
fillimisht është shënuar vizita në
Selinë e Mitropolisë së Shenjtë në
Korçë nga ku ai ka uruar të gjithë
besimtarët ortodoksë të të gjithë
Shqipërisë që kremtojnë festën e
Pashkës. Aty kreu i shtetit është
pritur nga kleri ortodoks dhe
mitropolis Hirësia e tij, Imzot
Joani, dhe nga qindra besimtarëve
që kremtonin Ringjalljen
e Krishtit. Presidentit i janë
servirur veza e Pashkës dhe buka
me qiqër, simbolet e kësaj dite,
duke krijuar një atmosferë vërtet
festive. "Erdha në Korçë, sepse ky
qytet ka një atmosferë të veçantë
të kremtimit të festës së Pashkës,
që zor se e ndesh diku tjetër. Kështu
që e ndava së bashku me ju, me
qytetarët e Korçës këtë gëzim.
Dëshiroj të theksoj edhe një herë
atë që konstatova këtu, harmoninë
fetare, e cila ekziston si kudo
në Shqipëri", ka thënë kreu i shtetit.
Pasi ka dalë nga Mitropolia,
ai ka shëtitur nëpër rrugicat karakteristike
korçare, ku është
takuar dhe përshëndetur me qindra
qytetarë që kishin dalë për ta
takuar. Ndërkohë, festimet në
Korçë kishin nisur që mesnatën e
shtunës. Mijëra njerëz, qytetarë të
zonës, por dhe turistë që kishin
ardhur për të kremtuar në Korçë,
kanë pritur në sheshin para katedrales
"Ngjalljen e Krishtit". "Janë
të bekuar ata që e shijojnë Ngjall-
jen e Krishtit dhe jam i gëzuar t‘ju
jap lajmin se Krishti u Ngjall" me
këto fjalë u është drejtuar besimtarëve
në ndërrimin e ditëve,
hirësia e tij, imzot Joani. Ai tha se
kjo ditë është simbol i kalimit nga
errësira në dritë dhe në një vend
të ndriçuar. Më pas besimtarët
kanë marrë me vete qirinj për t‘u
drejtuar më pas në shtëpitë e tyre.
Drita e qiririt simbolizon në këtë
festë dritën e mirësisë dhe të
shpresës. Mes tyre besimtarët
ortodoksë kanë ndarë edhe vezët
e kuqe, simbol i festës.