Biks Aliu: Nuk ka asnjë limit për vizat turistike
Zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Tiranë,
Biks Aliu, në një intervistë për "E
Diell" ka treguar mënyrën se si funksionon
diplomacia amerikane në Shqipëri.
Zëdhënësi Aliu ka specifikuar në mënyrë të qartë
një çështje që u intereson më shumë shqiptarëve,
sistemin e dhënies së vizave. "Doja të thosha për
ata që flasin për limite, se nuk ka asnjë lloj limiti
për vizë turistike në Ambasadën e SHBA-së. Limiti
është vetëm koha, sa mund të intervistojmë
në ditë", shprehet Aliu. Lidhur me qëndrimin kritik
të Ambasadës së SHBA-së ndaj disa fenomeneve
në Shqipëri, zëdhënësi Aliu e ka perifrazuar se
"Shqipëria na kritikon ne kur bëjmë diçka që nuk
i pëlqen, ashtu sikurse edhe ne bëjmë kritika për
gjëra që nuk na pëlqejnë".
Ju jeni shqiptari i parë dhe aktualisht
i vetmi që punoni në Departamentin
Amerikan të Shtetit dhe që keni
një pozicion të rëndësishëm në një
nga ambasadat e rëndësishme në Ballkan.
A mundet të ëndërrojnë shqiptarët
që kanë lindur ose jetojnë në
SHBA që në të ardhmen edhe ata të
kenë një pozicion si ty?
Unë nuk jam i vetmi, unë punoj edhe me
një shqiptare tjetër, që është Roksana Hogi, e
cila ka lindur në Shqipëri dhe më pas është futur
në shërbimin e huaj. Është me të vërtetë
një ndjesi krenarie dhe një përgjegjësi e madhe.
Besoj se po, do të ketë të tjerë. Unë dhe Roksi
mundohemi shumë t‘i ndihmojmë vëllezërit
tanë, që edhe ata të përparojnë e të bëhen
pjesë e shërbimit të huaj.
Në njërën anë është një mikrobotë
me Presidentin Obama në krye me një
vizion të ri, në anën tjetër një mikrobotë
që është Ambasada e SHBA-së
në cilindo vend të botës, e cila ka marrëdhënie
me njerëzit e atij vendi.
Mund të jenë këto dy botë të ndryshme,
edhe pse kemi të bëjmë me të
njëjtin vend, SHBA-në?
Nuk janë të ndryshme, por ka prioritete dhe
vizioni i punës së Departamentit të Shtetit krijohet
nga Presidenti, nga Sekretaria e Shtetit
dhe pastaj ajo përcillet nga ambasadorët që
janë të dërguarit specialë të drejtpërdrejtë nga
Presidenti. Dhe ata në atë mikrobotën tonë,
na shtyjnë ne që të veprojmë ashtu si paramendon
Departamenti i Shtetit.
Sa i lejohet ambasadorit të Shteteve
të Bashkuara në një vend çfarëdo, që
të ketë një liri personale për të marrë
disa vendime pa u konsultuar.
Nuk i lejohet kurrë. Konsultimet bëhen me
Departamentin e Shtetit njëqind për qind. Vizionin
e ka ambasadori, sepse ai duhet të përkthejë
atë që jepet nga Departamenti i Shtetit,
për konditat e shtetit ku ndodhet. Ambasadori
jonë sheh, takohet, përpilon se si duhet të ecë
puna këtu në Shqipëri për sa u përket interesave
amerikane, i përcjell në Amerikë dhe atje
Departamenti i Shtetit formulon planin e tij
dhe ne i implementojmë.
Ju jeni sekretari i parë i marrëdhënieve
publike i ambasadës, pse
mendoni se ne shqiptarëve duhet patjetër
të na dojë Amerika?
Nuk mendoj se vetëm shqiptarët duan fjalë
dashurie. Po të kisha mundësi do ta thyeja
murin rreth ambasadës, më duket krejt absurde.
Kam biseduar edhe me zotin ambasador,
i cili e ka pëlqyer idenë që duhet të hapemi
sa më shumë, të sjellim sa më shumë njerëz në
ambasadë, sa më shumë grupe, të ecim sa më
shumë nëpër gjithë Shqipërinë. Që të takohemi
me njerëz të vërtetë, me gjithë popullin shqiptar.
Kjo quhet diplomacia, ballë për ballë.
Është marrëdhënia e një njeriu që
shkon për të kërkuar një vizë në ambasadën
e SHBA-së një marrëdhënie
personale e këtij njeriu dhe shtetit
amerikan, apo nuk duhet ta shohim
si marrëdhënie personale?
Do të thosha po dhe jo. Po, sepse e kuptoj
që është shumë e vështirë të ballafaqohesh
me një aplikim për vizë. Pyetjet janë intime,
personale, por nga ana e konsullit është
thjesht një përmbushje e ligjit amerikan. Pra
nuk është çështje personale. Viza nuk merret
nëse je i bukur ose jo. Është ligji 214/B i imigracionit
dhe natyralizimit të Amerikës, i
prodhuar nga kongresi. Ka shumë keqkuptime
dhe paragjykime. Pra po punojmë që ta
bëjmë sa më të qartë punën e vizës. Me vjen
shumë keq që sidomos populli shqiptar në
aplikimin për viza, nuk e kupton mirë procedurën
dhe e merr personalisht. Por kurrsesi
nuk ka të bëjë me diçka personale.
Si ka mundësi që SHBA-ja, toka e
ëndrrave, vendi i krijuar nga emigrantët,
e ka bërë të pamundur ose
shumë të vështirë që një njeri që dëshiron
të shkojë vetë dhe jo të zgjedhë
nëpërmjet një lotarie, ta bëjë të mundur
të shkojë e të jetojë atje?
Nuk mund ta përgjithësojmë, sepse ka llojlloj
kategorish vizash, siç janë ato turistike, për
të cilat jemi duke biseduar. Vetë e përmendët
lotarinë; ku ka më lehtë se të aplikosh për një
lotari dhe ku ka shtet që të jep nënshtetësinë
me anë të lotarisë. Vitin e kaluar dhe një vit para
tij, 3 mijë shqiptarë, për çdo vit, e kanë fituar
këtë lotari. Ata kanë udhëtuar vetë, me familje....
Por le të themi 6 mijë veta kanë udhëtuar
dhe jetojnë në SHBA me anë të lotarisë amerikane.
Pra, sipas statistikave, 2 për qind e shqiptarëve
udhëtojnë me anë të lotarisë dhe
jetojnë në Amerikë. Kjo është vetëm një kategori.
Studentët janë të tjerë; për ata që martohen
me shtetas amerikanë nuk ka limit fare.
Pra, nuk e shoh se është shumë vështirë për të
udhëtuar.
Një shkrimtar amerikan shumë vjet
më parë ka shkruar diçka dhe ka përdorur
një term të ashtuquajtur, "catch
22", i cili më pas i është veshur një koncepti,
sipas të cilit 100 viza kërkohen
në ditë në një ambasadë amerikane,
80 prej tyre nuk e marrin megjithëse
mund t`i plotësojnë kushtet, rreth 20
të tjerë i marrin. Dua ta kuptoj më mirë
këtë, si shpjegohet "catch 22"...
Këtë e kuptoj si një qëllim, që për shkak të
kushteve nuk mund të arrihet aty. Vizën amerikane
nuk e shoh ashtu. Duhet ta kemi shumë
të qartë. Dua ta bëj sa më të qartë dhe sa më
transparente këtë punë edhe falë "Top Channel"
e z. Sokol Balla, me të cilët kemi realizuar
një emision në "Exclusive", ku shihet i gjithë
procesi i vizave, nga fillimi deri në fund. Website
jonë ka të dhëna shumë të hollësishme se
si shkon puna. Mirëpo doja të thosha për ata
që flasim për limite, se nuk ka asnjë lloj limiti
për vizë turistike në Ambasadën e SHBA-së.
Limiti është vetëm koha, sa mund të intervistojmë
në ditë. Unë kam punuar si shef i zyrës
së vizave turistike, zyrës konsullore në Varshavë.
Atje intervistonim 1000 njerëz në ditë,
ishin 17 oficerë konsullorë që merreshin me atë
punë. Në Shqipëri kemi vetëm 3 oficerë të tillë,
që intervistojnë rreth 20 veta në ditë. Konsulli
amerikan jep leje për të aplikuar në vendhyrje
të Amerikës, për futjen në Amerikë. Edhe pse
e posedon vizën, nuk do të thotë se mund të
futesh në Amerikë. Më mirë është të të refuzohet
këtu, se sa në momentin e hyrjes në
Amerikë, pas pagesave që ke bërë, pas mundimeve
e rrugëtimit të gjatë.
Pse e ka Amerika problem aktualisht
që të ketë imazh të mirë në botë,
që ta ngrohë imazhin e saj?
Puna ime është që ta bëj sa më të qartë
pozicionin tonë, të jem sa më transparent, sa
më i hapur, t‘ju jap sa më shumë informata, që
ju të vendosni. Nuk është puna e imazhit pozitiv,
puna është që të kuptohemi.
Ne tani presim zgjedhjet, le të supozojmë,
se për një arsye çfarëdo,
zgjedhjet nuk janë të mira. Si do të
reagojnë ambasadori i SHBA-së, Ambasada
e SHBA-së, Departamenti
Amerikan i Shtetit, mos të them Hillari
Klinton apo Obama?
Ndoshta keni vënë re se deri tani jam
shumë optimist. Edhe ambasadori amerikan
është shumë optimist. Personalisht mendoj se
është më mirë që të jemi optimist dhe zgjedhjet
do të jenë të shkëlqyera, të ndershme,
transparente dhe se çdo qytetar që i plotëson
kushtet për të votuar, ka të drejtën e tij legjitime
të votës e mund të zgjedhë vetë nëse do
apo jo të votojë. Besojmë se Shqipëria do të ketë
zgjedhjet më të mira që ka pasur ndonjëherë
dhe që do t‘i bjerë me shqelm historisë së mëparshme
e do të sillet si një anëtar i komunitetit
euroatlantik. Mendoj se kjo do të bëhet.
A mendoni se ka ndonjë politikan
shqiptar që ua hedh juve, Ambasadës
Amerikane dhe që ju nuk e njihni e
nuk e kuptoni dot kush është ai?
Mendoj se ka politikanë në të gjithë botën
që mendojnë se na e hedhin, mirëpo është me
pikëpyetje nëse e arrijnë vërtet apo jo.
E vërteta është se këtu në Shqipëri ndihemi
shumë mirë, sepse me të vërtetë kemi marrëdhënie
të shkëlqyera dhe mund të them se
në këto marrëdhënie ka edhe fjalë dashurie,
ashtu siç mund të ketë edhe kritika. Por, edhe
kritikat pranohen nga të dyja palët. D.m.th.,
Shqipëria na kritikon kur ne bëjmë diçka që
nuk i pëlqen, ashtu sikurse edhe ne bëjmë kritika
për gjëra që nuk na pëlqejnë.