Presidenti Topi bën homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” në Peshkopi me rastin e 5 Majit

5 maj 2011
Peshkopi
Sot, me rastin e 5 Majit, ditës së nderimit të veprës heroike të të rënëve të kombit, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, bëri sot homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” në Peshkopi, ku pas ceremonisë zyrtare solemne dhe ekzekutimit të himnit kombëtar në prani të Truprojes së Nderit, vendosi një kurorë me lule në nderim të kujtimit të veprës heroike të tyre. Në qytetin e Peshkopisë, Presidenti Topi u prit nga Prefekti i Dibrës Genc Sharku, deputeti i zonës Sherefedin Shehu, autoritetet vendore dhe u takua përzemërsisht me qytetarë të shumtë, veteranë, intelektualë, etj.
Presidenti i Republikës, në nderim të Ditës së Dëshmorëve, u shpreh para mediave: “Dëshiroj në këtë ditë të shënuar, Ditën e 5 Majit, Dita e Dëshmorëve të Kombit, të vlerësoj veprën e tyre që përkujtohet sot nga mbarë shqiptarët, kudo në mbarë Shqipërinë. Erdha për ta përkujtuar këtë ditë në Dibër, sepse Dibra si çdo qelizë e tokës shqiptare është një zonë e shquar patriotizmi me vlera të mëdha historike dhe besoj që gjithçka që ne gëzojmë sot, gjithçka që ne po ndërtojmë sot drejt rrugës për në Bashkimin Evropian patjetër, është ndërtuar mbi një bazament vlerash patriotizmi që i dedikohet të gjithë dëshmorëve të kombit, të gjithë patriotëve dhe kjo është arsyeja që ne përulemi sot për të nderuar veprën e tyre.”
Më pas, në përkujtim të Ditës së Dëshmorëve, Presidenti Topi i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi, Prefekti Genc Sharku, deputeti Sherefedin Shehu dhe anëtarë të Kabinetit, zhvilloi më pas vizita në familjet e dëshmorëve dibranë të rënë për atdheun: tek mbesa e Heroit të Popullit Nazmi Rushiti, familja e Heroit të Popullit Irfan Hajrullahu dhe tek familja e dy vëllezërve të rënë, Tasim dhe Hamza Shehu, ku bashkëbisedoi me familjarët e tyre, duke përçuar mesazhin se vepra heroike dhe vetëmohuese e dëshmorëve të kombit për lirinë e vendit do të mbesë përherë shembull i simbolit të vlerave më të larta njerëzore e të atdhedashurisë.