E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi nderon kujtimin e ushtareve dhe civileve britanike te rene gjate luftes

14 nentor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi i shoqeruar nga Sekretari i Pergjithshem Aleksander Flloko dhe Drejtori i Kabinetit Dashamir Xhaxhiu mori pjese sot paradite ne ceremonine e Dites se Kujteses te zhvilluar para memorialit kushtuar 46 ushtareve britanike te rene gjate Luftes se Dyte Boterore ne Parkun Kombetar te Tiranes.

Ne kete ceremoni te pervitshme te organizuar nga Ambasada e Mbreterise se Bashkuar ishin te pranishem Ambasadorja britanike Fiona Mekiluam Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto Ministri i Mbrojtjes Arben Imami Ministri i Drejtesise Bujar Nishani Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit dhe te Komunikimit Genc Pollo Shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Brigade Maksim Malaj perfaqesues te Trupit Diplomatik te akredituar ne vendin tone atashe ushtarake dhe personalitete nga fusha te ndryshme e drejtues organizatash joqeveritare si dhe shume qytetare.

Pas sherbeses fetare dhe mbajtjes se dy minutave heshtje Presidenti Topi u perul me respekt para memorialit te 46 ushtareve britanike te rene ne vendin tone gjate periudhes 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtareve dhe civileve britanike si dhe sakrificat e vetemohimin e tyre gjate lufterave te ndryshme duke vendosur nje kurore me lulekuqe simbolin e Dites se Kujteses.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›