Presidenti Topi dekoron Estradën e Vlorës

Presidenti Bamir Topi ka dekoruar artiste te Estradës Profesioniste të Vlorës në 55-vjetorin e krijimit. Ne aktivitetin e organizuar ne teatrin "Petro Marko" parodistet kane përcjelle grimca humoristike për te pranishmit, por gjithashtu janë kujtuar edhe aktoret qe nuk jetojnë me. Kreu i shtetit vlerësoi punën e Estradës Profesioniste te Vlorës, si ekip qe ka pasqyruar vlera te jashtëzakonshme artistike. "Trioja vlonjate mbetet e pa harrueshme dhe e pa ngatërrueshme me asnjë zë tjetër muzikor. Sa herë vjen në Vlorë mbushesh patjetër me shumë emocion për bukuritë e mrekullueshme që ka Vlora, por edhe për veprat që bën njeriu. Të gjithë së bashku duhet patjetër që të ndërtojmë një jetë shumë të mirë, një jetë ku të dominojë harmonia, të dominojë etika e komunikimit dhe besoj që ju, në këtë qytet, më shumë se në kushdo tjetër, e keni ndjerë gjithmonë të nevojshme dhe e keni pasur të pranishme" - ka thene z. Topi. Me titullin Mjeshtër i madh i punës u nderuan katër parodistet e Vlorës, ndërsa me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë", artistë dhe këngëtarë të Estradës, disa prej të cilëve pas vdekjes. Ne te njejten dite per disa artiste te estradës profesioniste te Vlorës kishte rezervuar çmime edhe Këshilli Bashkiak i qytetit bregdetar.
Shpërndaje