Debatet për Kadriovskin
Akuza te ashpra ka pasur mes kryeministrit Berisha dhe nënkryetarit te grupit kuvendor te PS-së Erjon Braçe, te cilët akuzojnë njeri-tjetrin për lidhje mafioze. Sipas Braçes, kryeministri kërkon t'i mbylle gojën opozitës duke e kërcënuar dhe duke i bere shantazh. Ndërkohë, kryeministri Berisha deklaroi se nuk e lidh gjë me personat e përmendur nga parafolësi. Ndërkohë, deputeti socialist Taulant Balla akuzoi kryeministrin se është i përfshirë familjarisht ne afera korruptive dhe i lidhur me krimin e organizuar. Pas akuzave te ndersjellta mes maxhorances dhe opozitës, parlamenti ka vijuar debatin për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit, ku ne fund nuk u gjet asnjë kompromis.
Shpërndaje