E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekoron Teatrin Kombëtar, me rastin e 65-vjetorit të krijimit të tij Presidenti Topi dekoron Teatrin Kombëtar me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", i dorëzohet Drejtorit, Kristaq Skrami

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Teatrin Kombëtar me rastin e 65-vjetorit të krijimit të tij, me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në zhvillimin dhe promovimin e vlerave skenike, duke ruajtur dhe konsoliduar identitetin kombëtar të artit dhe kulturës shqiptare.” Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në mjediset e Presidencës ishin të pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, drejtuesit aktualë dhe në vite të këtij institucioni të nderuar të kulturës shqiptare, regjizorë, aktorë, skenaristë dhe të tjerë personalitetet të njohura të artit dhe të kulturës. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteteve presidenciale nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, Kryetari i Shtetit i dorëzoi urdhrin e lartë Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami. Më pas, ceremonia vijoi me dekorimin nga Presidenti Topi të regjizorit të shquar, Pirro Mani me Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Personalitetit me kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e teatrit shqiptar, mjeshtër i regjizurës, që falë përkushtimit dhe profesionalizmit të treguar, përgjatë karrierës së tij, bart në vetvete një etikë të përkryer artistike të skenës”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›