Koeficientet, "sekreti" qe ju ben fitues
Nese gjysma e punes ka qene zgjedhja e dy lendeve, gjysma tjeter shume e rendesishme qe do te jete perzgjedhja e deges se duhur qe te keni mundesi te fitoni. Dhe kete nuk mund ta beni duke marre parasysh vetem preferencen tuaj, por edhe duke analizuar me laps e me leter, ku keni me shume mundesi, duke pasur parasysh te gjithe komponentet e Matures Shteterore. Zgjedhja e nje dege te gabuar mund t'ju levize rezultatin me qindra pike edhe pse mund te jene shume i zoti, apo te kene dale mire ne provimet me detyrim e me zgjedhje. Sepse, te gjithe komponentet e Matures jane shume te lidhur me njeri-tjetrin dhe nje gabim sado i vogel, mund t'ju kushtoje nje vit nga arsimi i larte.
Koeficientet
Pothuaj i gjithe sekreti qendron tek koeficientet qe jane vene ne dispozicion nga Ministria e Arsimit. Behet fjale per koeficientet e shkollave dhe te lendeve me zgjedhje. Qe te dy llojet jane publikuar kohe me pare, madje edhe perzgjedhja e degeve ne formularin A1, eshte bere pikerisht pasi jane publikuar koeficientet e 12 lendeve me zgjedhje. Keshtu, nese jeni ne shkolle te mesme te pergjithshme, ose socialkulturore dhe keni zgjedhur lende si Histori apo Anglisht, atehere keni shanset maksimale per te fituar ne Juridik, ne deget e Fakultetit te Historise dhe Filologjise, apo edhe ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja. Sipas specialisteve te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, i gjithe sekreti eshte qe te zgjidhen dege te cilat jane ne te njejtin profil me lendet me zgjedhje qe keni shenuar ne formularin A1. Nese keni zgjedhur per shembull Fizike dhe Matematike, nuk ka asnje sens qe te zgjidhni dege si Juridiku, Psikologjia, apo Pune Sociale. Do te ishte nje gabim shume i madh qe do t'iu sakrifikonte shkollen e larte, pasi me te njejtat rezultate, zgjedhja e deges ju krijon nje hendek shume te madh pikesh, nese nuk do te jete e duhura.
Piket
Nje sistem tjeter referimi do te ishte edhe tabela me piket minimale te vjetshme, ne menyre qe afersisht maturantet te orientohen se ku kane shanse te fitojne, duke pasur parasysh se c'kane zgjedhur maturantet e meparshem, dhe te c'niveli kane qene. Gjate viteve te kaluara kjo ka qene mjaft efikase. Megjithate, sivjet maturantet kane edhe nje perparesi tjeter: Ata do ta kene ne dore formularin A2, pasi te kene perfunduar provimet me detyrim dhe me zgjedhje te Matures Shteterore. Kjo do t'i ndihmoje ata, qe te dine se si kane dale ne provime dhe me pas te bejne perllogaritjen e pikeve ne baze te skemes e cila pritet qe te jete e njejta me te vjetshmen. Por, ata nuk duhet te harrojne kurrsesi se pervec koeficienteve te lendeve qe kane zgjedhur para pak kohesh, ka shume rendesi edhe koeficienti i llojit te shkolles ku kane kryer gjimnazin.
L.Ndoka