E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekoron drejtues dhe inspektorë të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

10 korrik 2008

Presidenti i Republikës, Prof.Dr. Bamir Topi, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të 5-vjetorit të krijimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Pas leximit të dekreteve përkatës nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, z. Aleksandër Flloko, Presidenti Topi dekoroi Inspektorin e Përgjithshëm, znj. Fatmira Laska, me urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në krijimin dhe funksionimin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si institucion i rëndësishëm për ndërtimin e një shteti demokratik, mbi baza ligjore”.

Kreu i shtetit dekoroi gjithashtu dhe inspektorë të ILDKP-së, përkatësisht, z. Ahmet Metaliaj, me urdhrin “Naim Frashëri” i Argjendtë, me motivacionin: “Për kontribut të vyer në vënien mbi baza profesionale të funksionimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”; znj. Adela Tagani (Shkupi) dhe z. Shkëlqim Canaj, me Medaljen e Mirënjohjes, me motivacionin: "Për përkushtim e përgjegjësi të lartë dhe përballimin e një volumi të madh pune, në realizimin e detyrës”.

Kryetarja e ILDKP-së, znj. Laska dhe znj. Tagani, pasi falenderuan Presidentin Topi për vlerësimin e lartë në kryerjen e detyrave të tyre në këtë institucion, garantuan se puna e këtij Inspektoriati do të vazhdojë edhe në të ardhmen me përgjegjshmëri dhe korrrektësi për të arritur dimensione të reja.

Pas përfundimit të ceremonisë, Presidenti Topi vizitoi disa prej ambienteve e zyrave të ILDKP-së.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›