Presidenti Topi dekoron katër udhëheqësit më të lartë shpirtërorë të bashkësive fetare shqiptare.

5 prill 2010
Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot katër udhëheqësit më të lartë shpirtërorë të bashkësive fetare shqiptare me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, zoti Aleksandër Flloko, të dekreteve të dekorimit, Kreu i Shtetit u dorëzoi në shenjë vlerësimi Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, përkatësisht Kryetarit të Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, Haxhi Selim Muçës, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së tij, Anastas Janullatos, Arqipeshkvit Metropolit të Tiranës e Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirditës, dhe Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit, me motivacionin: “Për kontributin dhe veprimtarinë e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, për ringritjen e institucioneve të kultit si dhe për forcimin e pasurimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare të popullit shqiptar”.
Para dorëzimit të Urdhrit të lartë, Presidenti Topi iu drejtua me një fjalë përshëndetës të dekoruarve dhe të pranishme në këtë ceremoni duke u shprehur: “Është gjithnjë një nder dhe një privilegj për mua të tregoj dhe të lartësoj një vlerë të veçantë të popullit dhe vendit tim: bashkëjetesën mes feve historikisht tradicionale përfshirë edhe disa grupe më të vogla që ushtrojnë besimin e tyre në përputhje me standardet e lirisë dhe të drejtave universale. Kjo bashkëjetesë e kultivuar në dekada dhe shekuj ka në themel vlerën e besimit që i bashkon njerëzit pavarësisht se si ia drejtojnë ata lutjet e tyre Zotit të përbashkët. Kjo bashkëjetesë është atribut i bashkësive fetare përfaqësuese, që predikojnë me urtësi dhe përkushtim besimin e tyre, por ajo çfarë është po aq e rëndësishme - është edhe bashkëjetesa e individëve, e qytetarëve shqiptarë.”
Kreu i shtetit theksoi se: “Jemi këtu së bashku për t’i dhënë më shumë zë ndjesisë së vjetër që konstatojmë, asaj doktrine përbashkuese që quhet shqiptarësi, e cila gjithashtu ndjell bekimin e Zotit. E vërteta ka vlerë absolute. Përsëritja e saj nuk lodh, nuk na bën retorik ndërsa mesazhi i saj na dallon, na bën të veçantë. Mozaiku shqiptar ka një plotësi unike në elementet e fortë që e përbëjnë. Në të njëjtat sheshe shqiptare shohin nga qielli objektet e kultit të besimeve të ndryshme. Festat fetare të gjithësecilit, prej shekujsh janë shndërruar në elemente të bashkëndara të trashëgimisë shpirtërore. Gjyshërit tanë na tregonin me krenari se si këmbanorja e Kishës bashkohej me drita feste me minarenë e xhamisë në atë orë të historisë kur bashkimi themelonte të ardhmen.
Harmonia nuk është një dhuratë që dikush ia ka bërë këtij vendi dhe ajo nuk rri gjithmonë në gjendje statike. Ajo plazmon ngrehinën shpirtërore të ndërtuar me kontributin e shqiptarëve ndër shekuj! Harmonia shfaqet qartë edhe në Kodin zakonor të shqiptarëve, një kod ky, i përvijuar rreth traditës së besës dhe mikpritjes me kumtin “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, ka përcaktuar herët raportin e shqiptarit me Perëndinë! Shtëpinë e tij e sheh si të Zotit dhe marrëdhënien me tjetrin si marrëdhënie besimi të nënkuptuar duke përjashtuar paragjykimin në sjelljen e tij. Harmonia fetare është vetë jeta jonë, cënimi i saj është i patolerueshëm dhe jam i bindur që trashëgimia historike dhe vetëdija identitare e kombit në një simbiozë të pandashme nuk do të lejojnë që asnjëherë ajo të vihet në diskutim.
Bashkësitë fetare kanë punuar gjithmonë në favor të kësaj vlere! Gjithashtu, ne jemi dëshmitarë të kontributit të madh që ato dhe udhëheqësit e tyre shpirtërorë kanë luajtur përgjatë historisë, në Rilindjen tonë, në kulturën dhe gjuhën kombëtare në Pavarësinë e vendit, në shtetformim e në konsolidimin e familjes me ato vlera që na bëjnë krenarë. Qoftë edhe pranimi i natyrshëm prej këtyre bashkësive i elementëve të fesë dhe qytetërimit hebraik është një fakt që u bën nder shqiptarëve në historinë e tyre.
Gjatë krizave dhe traumave shoqërore në etapa të ndryshme të tranzicionit, i kemi parë përfaqësuesit e këtyre bashkësive duke u shndërruar në kolona të paqes sociale. Përfitoj nga ky rast, që t’i përshëndes dinjitarët e nderuar fetarë, Haxhi Selim Muça, Fortlumturinë e tij Janullatos, Imzot Rrok Mirditën, Haxhi Dede Reshat Bardhin - këta udhëheqës shpirtërorë e largpamës, punëtorë të palodhur të dialogut shoqëror e ndërfetar, kontribues të palodhur në zhvillimet demokratike të vendit.
Akordimi i Urdhërit të lartë që mban emrin e Prijësit tonë të madh përbashkues Gjergj Kastrioti-Skënderbeut më jep kënaqësi të veçantë dhe mundësinë të shpreh nderimin dhe vëmendjen shtetërore për aktivitetin tuaj në shërbim të Fjalës së Shenjtë dhe Shqipërisë.”
Në vazhdim të përshëndetjes së tij, Presidentit vuri në dukje se: “Shoqëria shqiptare e ka të qartë se feja dhe demokracia e kanë të përbashkët konceptin e njohjes dhe të respektimit të tjetrit, ku diversiteti është element dialogu, tolerance dhe respekti. Modeli i harmonisë dhe bashkëpunimit perceptohet prej të gjithëve, por njëkohësisht kemi bindjen njerëzore dhe detyrimin kushtetues që ta ruajmë, ta ushqejmë, ta nxisim, ta përsosim. Në qenien e shqiptarit, në indin e tij kulturor, këto shumëllojshmëri bashkëjetojnë pa fërkime, sepse ne jemi të bindur që doktrinat dhe porositë e çdo feje burojnë nga një mesazh hyjnor sipëror.
Diktatura synoi me çdo mjet ta shkëpuste shqiptarin nga besimi e Zoti, duke persekutuar klerin dhe mbyllur objektet e kultit, fakt ky që në vitin 1967 pati kulmin e vet tragjik. Në vitin 1990-të, me rrëzimin e komunizmit do të dukeshin edhe e pasojat e këtij ndryshimi fatal në jetën e bashkësive fetare. Liria e besimit i gjeti kultet me infrastrukturë të shkatërruar, me pak klerikë të moshuar, të cilët pothuajse të gjithë kishin provuar burgjet! Ata të pajisur me forcën e besimit dhe të vullnetit, me fuqinë morale që u kishte dhënë qëndresa e që më shumë se kujdo tjetër u përkiste atyre filluan të riorganizohen në baza tradicionale me ata klerikë e rreth atyre pak objekteve që i kishin shpëtuar dhunës komuniste. Ajo që komunistët e pretendonin si të përjetshme formalisht zgjati vetëm 23 vjet. Ata, siç ishte e natyrshme të ndodhte, e humbën luftën me të pamundurën.
Ne kemi trashëguar kisha, xhami, teqe e faltore, të cilat në shumë raste me dhunë u shkatërruan, por reflektimi i fesë është më i thellë në jetën e një kombi, në jetën e tij shpirtërore e kulturore”. Veprat e shkrimtarëve të vjetër shqiptarë, ajo e Jeronim De Radës, Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Faik Konicës apo Fan Nolit janë “një sintezë e mahnitshme e shpirtit të këtij kombi në të cilin islami, ortodoksia dhe katolicizmi harmonizohen”, - siç është thënë nga një personalitet i kulturës shqiptare, - “në tingëllimin e gjuhës së lashtë e të përbashkët dhe në fërgëllimat e gjakut të fortë e të përbashkët”
Asnjëherë nuk i kemi harruar formulat “Atdhe e fe!” ose “ Pa atdhe, nuk ka fe!”, që vijnë si jehona të një kohe kur vihej në diskutim gjuha, kombi, integriteti e ardhmja e vendit, vetë historia e tij. Ato fjalë u bënë lëndë, u bënë Shqipëri!
Etërit themelues të shtetit shqiptar, të dalë nga Rilindja kombëtare, të vetëdijshëm për përfundimet e nxjerra nga proceset historike, ndryshe nga çka ndodhur në vende të tjera, bënë një Shqipëri për të gjithë, pa dallime fetare. Një Shqipëri për shqiptarët, por edhe për pakicat. Shqipëria lindi si një shtet laik ku bashkësitë fetare u konsideruan barazisht të ligjshme. Ky moment historik i flet shumë bashkohësisë, por i edhe flet edhe së ardhmes. Tashmë është pranuar që laicizmi është dukuri e vonë, që shënon kalimin në modernitet. Shqipëria e pavarur e filloi jetën e saj në këtë shenjë. Laicizmi nuk është një proces i dhënë, bazat e tij edhe mund të tronditen herë pas here, nëse nuk jemi rojtarë konstantë të tij.
Shteti shqiptar do t’i qëndrojë kësaj tradite të shkëlqyer, çdo përsiatje tjetër për ta cënuar atë është anakronike, është e patolerueshme, është e mbikqyrur rreptë, sepse shteti laik është garanti kryesor i lirisë së besimit dhe i bashkëjetesës paqësore në një shoqëri demokratike. “Shteti na bën të vetëdijshëm se ne, jo vetëm duhet të jemi tolerantë, por edhe se jemi të detyruar të jemi të tillë”.
Besimet në Shqipëri gjejnë mikpritje në gjirin e shtetit demokratik, pa bërë asnjë dallim mes tyre, e ato, sic është në traditën e themeluar prej vetë atyre, do të vazhdojnë ta respektojnë shtetin. Një nga simbolet më sipërore të besimit, të qendresës, të shkrimit dhe të dëshmisë, At Zef Pllumi, na la porosinë që besimi, sa të jetë e mundur, të transmetohet në gjuhën amtare, se kështu fjala e Zotit prek më lehtë mendjet dhe zemrat e njerëzve, i bën fuqishëm për vete, i njeh ata si të tijtë.
Shprehja e jashtme e besimit fetar duhet të përputhet me traditën tonë kombëtare në veshje, në lutje, në predikime, në falje, në agjërime - pse feja nuk duhet ta modifikojë pasurinë e traditës, nuk duhet të zbehë bukurinë e vlerave tona historike, përkundrazi duhet t’i nxjerrë më në pah ato.
Bashkësitë fetare në vend, ashtu siç kanë bërë deri tani, jam i sigurt që edhe në të ardhmen, nën frymën e traditës dhe të kujdesit për një shoqëri të lirë e demokratike, do t’i izolojnë zërat ekstremistë dhe fondamentalistë në gjirin e tyre, sepse siç e dimë shfaqja e tyre pikësëpari nuk tolerohet nga vetë besimtarët.
Në një shoqëri të hapur dhe demokratike, transparenca është marrëdhënie e domosdoshme ndërmjet bashkësive dhe shtetit, në të gjitha aspektet, përfshi edhe aspektin financiar apo të ndihmës së huaj për to, apo detyrime të këtij lloji, që shteti ka ndaj tyre. Besimi fetar i shërben rritjes së kombit sepse zëri i arsyes dhe zëri i ndërgjegjes fetare, pra shteti dhe feja janë aleatë në rrugën e progresit të përgjithshëm dhe realizimit të qëllimeve të përbashkëta. Shteti promovon nëpërmjet arsyes ato vlera që besimi fetar kultivon nëpërmjet fesë.
Përdorimi i fesë për qëllime politike është i papranueshëm, futja e argumentit fetar si prapavijë politike është rrezik për harmoninë dhe laicitetin e shtetit. Kur kjo tendencë shfaqet, duhet të reagojmë me forcë e të bashkuar për ta izoluar fenomenin që në nisje.
Gjithashtu besimi fetar është një koncept që i përket jetës së brendëshme të individit dhe kjo nuk ka të bëjë me përkatësinë e tij etnike.
Fetë e mëdha disponojnë shumë objekte kulti, të cilat nuk janë vetëm trashëgimi shpirtërore, por edhe kulturore. Ato nuk mund të shihen thjesht si prona të bashkësive, por si pasuri kombëtare, të cilën shteti duhet ta mbrojë, duke e restauruar e promovuar në disa këndvështrime, si emblema të identitetit dhe qytetërimit shqiptar.
Unë ju siguroj se do të ushtroj gjithë autoritetin tim, për të ndikuar në përmirësimin e kujdesit në nivel institucional për këto çështje!
Përmirësimi dhe plotësimi i legjislacionit është gjithmonë jo vetëm i dobishëm, por edhe i nevojshëm në relacion me proceset integruese ku është përfshirë vendi. Çështja e pronave, e hapësirave për t’u ushtruar, e shkollave dhe e instalimit të programeve të kultivimit të dialogut ndërfetar, pra të drejtat e bashkësive, duhet të kenë përcaktime të qarta ligjore.”
“Shqipëria në pothuaj 20 vjet po konsolidon demokracinë e saj, e njëkohësisht ka bërë hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit, duke zënë gradualisht vendin e saj të natyrshëm në familjen e popujve evropianë, në një proces për të cilin jemi të gjithë të dëshiruar pa asnjë dallim politik, fetar e kulturor.
‘Feja e Shqiptarit është shqiptaria’ pat thirrur Pashko Vasa në një moment të vështirë për kombin dhe kjo siç është pranuar, na rezulton e vërtetë në këndvështrimin e ideologjisë kombëtare, ashtu siç e dimë të gjithë që feja e shqiptarëve është Zoti në botëkuptimin individual, besimtar e doktrinar. Shqiptarët kurrë nuk qenë fanatikë, ata ishin shqiptarë dje e shqiptarë sot, shqiptarë në jetë të jetëve” – e përfundoi fjalën e tij Presidenti Topi.
Katër udhëheqësit më të lartë shpirtërorë të bashkësisë fetare shqiptare i shprehën Kryetarit të shtetit falenderimin dhe mirënjohjen e tyre të veçantë për vlerësimin me medalje, në prani të personaliteteve më të larta të institucioneve të pavarura dhe të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë.