Kryetarja e Kuvendit uron ditën e Pashkëve të gjithë besimtarëve: "Këto janë kohëra të ringjalljes së kombit!"
Nëse ringjallja ka ndodhur ndër dy mijë vjet me Krishtin unë mendoj se për kombin shqiptar ditët e ringjalljes janë këto që ne po jetojmë, tha sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli duke uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashëve.
Kryetarja e Kuvendit gjatë një vizite në Kryepiskopatën e Kishës Ortodokse Autoqefale në Tiranë, i bëri urimet më të mira, Hirësisë së tij, Anastas Janullatos, duke theksuar se:
Kjo është një ditë gëzimi për të gjithë, sidomos për ne shqiptarët është dita e forcës dhe e fuqisë që ka vetë simbolika e ringjalljes Unë u uroj të gjithë të krishterëve, ortodoksë e katolikë: Gëzuar Pashkët!. Por, në fakt kjo është një festë e të gjithë shqiptarëve ndaj dhe unë i uroj të gjithë shqiptarëve: Gëzuar Festën e Ringjalljes!
Absolutisht kjo është dita në të cilën duhet të mendohet më shumë për dialogun në Parlament, për bashkëpunimin, për pajtimin, për kapërcimin e situatave artificiale dhe për të menduar për atë që është më e rëndësishme për vendin dhe jo për atë që është në axhendën personale; për të menduar për atë që kanë më shumë interes shqiptarët që është liberalizimi i vizave dhe jo për interesin partiak apo personal në sjelljet politike apo aksionet e ndryshme personale. Unë ju uroj të gjithëve Gëzuar Pashkët!