Presidenti Topi dekoron mjekun e shquar Panajot Boga me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

14 korrik 2008
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot paradite mjekun e e shquar Panajot Boga me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” gjatë një ceremonie të veçantë në Presidencë ku ishin të ftuar Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, personalitete të shumtë të fushës së mjekësisë dhe kolegë të Departamentit të Ortopedisë dhe Traumatologjisë në QSUT.
Pas nderimit të hymnit kombëtar dhe leximit të dekretit nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, z. Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës i dorëzoi Prof. Dr. Panajot Bogës Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në mjekësinë shqiptare, veçanërisht në krijimin e zhvillimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, në fushën e kërkimit shkencor e përgatitjen e shumë brezave të mjekëve të rinj.”.
Prof. Dr. Panajot Boga u shpreh se: “S’jam shumë mjeshtër i fjalës, por do të bëj përjashtim në këtë drejtim, për titullin që më dhatë, në mënyrë kirurgjikale, me pak fjalë. Falenderoj në radhë të parë Presidentin e Republikës, e falenderoj jo vetëm sepse u zgjodha unë, por sepse është e domosdoshme që shumë kuadro të lavdishme të mjekësisë shqiptare e meritojnë, mbase edhe më shumë se unë, që këtë titull ta marrin së shpejti. Është një thesar i madh që ka mjekësia shqiptare, të gjitha degët e mjekësisë, në ortopedi, për të cilën dua të them dy fjalë më tepër. Këtu janë bashkëpunëtorët e mi, janë nxënësit e mi, dhe, edhe në një mbledhje tjetër kur kemi qenë në Gjirokastër, më thanë: jam shqipe. Por ju jeni krahët e pa ju nuk do të fluturoja dot. E kështu pra, t’i shtojmë shqiponjat, të shtojmë dhe krahët e tyre duke e rregulluar një çikë më mirë mjekësinë, duke bërë një reformë radikale që të mos jetë një hibrid mjekësia e sotme, por që të jetë një amalgam i fortë midis punës mjekësore, profilaktike, pedagogjike dhe shkencore. Çdo dualitet në këtë drejtim do të shpjerë vetëm në dështim, në dobësimin e përgatitjes së kuadrove të rinj, në uljen e mëtejshme të nivelit të mjekësisë shqiptare. Ju faleminderit të gjithëve!”