Presidenti Topi uron Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, për Festën Kombëtare.
11 korrik 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, me rastin e Festës Kombëtare.
“Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e Festës Kombëtare të Malit të Zi, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik malazez, urimet më të ngrohta e më të përzemërta!
Më lejoni, Zoti President që, me këtë rast, të vë në dukje se Shqipëria vlerëson lart marrëdhëniet tradicionale të fqinjësisë së mirë që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe të shpreh dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të tyre në dobi të paqes e stabilitetit në rajon.
Dëshiroj të shpreh vendosmërinë e shtetit shqiptar për partneritetin e përbashkët në rrugën e integrimit euroatlantik, si e vetmja rrugë e zhvillimit të shoqërive tona dhe të të gjithë rajonit”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.