E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çaushaj: Mbjellja e kanabisit, problem për disa qarqe

Mbjellja e bimëve narkotike vazhdon që të mbetet problem në disa qarqe të vendit. Drejtori i policisë së qarkut Tiranë Bernard Çaushaj e pranoi këtë fakt në një takim të zhvilluar në ambjentet e bashkisë së Vorës lidhur me planin për parandalimin e mbjelljes së bimëve narkotike. Kreu i policisë kërkoi bashkëpunim të institucioneve për të parandaluar veprimet kriminale.
Kreu i Bashkisë së Vorës kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për denoncimin e rasteve të mbjelljes së lëndëve narkotike. Shtabi i luftës kundër Kultivimit të Bimëve narkotike në Qarkun e Tiranës ka marrë masa për organizimin e shërbimeve policore në luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›