Presidenti Topi dekreton emërimin e kryeministrit Berisha
Presidenti i Republikës Bamir Topi dekreton emërimin e ri të Kryeministrit. Në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim shumicës parlamentare, Presidenti Topi dekreton Zotin Sali Berisha, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Ku dekret hyn në fuqi menjëherë. Vendimi për dekretim nga kreu i shtetit, erdhi disa orë pasi Partia Demokratike d ërgoi në selinë Presidenciale, propozimin për mandatin e dytë të Sali Berishës si kryeministër i ri i vendit. Kjo kërkesë zyrtare e kryeministrit, ende në detyrë, ju dorëzua sot Presidentit Bamir Topi nga Sekretari organizativ i Partisë Demokratike. Sipas përcaktimit kushtetues është forca e parë politike ose koalicioni fitues ai që i dërgon Presidentit emrin për kryetar të qeverisë. Nga ky moment Presidenti i Republikës do të duhet të dekretojë emrin e kryemsinitrit, për t’i hapur rrugë procesit të miratimit të qeverisë së re. Sipas Kushtetues kryeminsitri ka një afat 10 ditor për t’i paraqitur parlamentit, programin dhe përbërjen e kabinetit të ri qeverisës.