E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton shpallje ligji nr. 10 256, datë 25.03.2010.

D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 10 256, datë 25.03.2010 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko – italiane të viteve 1940 – 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Nr. Dekretit 6500
Tiranë, më 12.04.2010

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›