Presidenti Topi bën homazhe në Ambasadën polake në nderim të Presidentit Kazinski.

12 prill 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko dhe Drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu bëri homazhe sot në mesditë në Ambasadën polake në Tiranë duke i shprehur pikëllimin dhe ngushëllimet Ambasadores polake, zonjës Irena Tatarzinska për humbjen e parakohshme në një aksident tragjik ajror të Presidentit të Republikës së Polonisë, Leh Kazinski, bashkëshortes së tij, anëtarëve të kabinetit dhe pjesëtarëve të tjera të delegacionit zyrtar që u shuan në Smolensk.
Pasi u përul me respekt para fotos me shiritin e zi të çiftit të ndjerë Kazinski të vendosur në mjediset e Ambasadës polake, Presidenti Topi shprehu edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta dhe dhimbjen më të thellë të shoqëruar nga tronditja për vdekjen e parakohshme të Kreut të shtetit polak dhe nënshkroi Librin e Zisë, duke theksuar para mediave të pranishme: “Sigurisht që humbja tragjike e Presidentit Kazinski, e bashkëshortes dhe e personaliteteve të larta që e shoqëronin përbën një shok të jashtëzakonshëm për të gjithë. Padyshim përtej kësaj dhimbjeje, pata rastin të vlerësoj nëpërmjet një shkrimi të shkurtër atë që ne e konsiderojmë si fisnike, si ndihmë të vazhdueshme nga Polonia, veçanërisht nga Presidenti Kazinski, i cili ishte edhe miku im.
Sot dhashë ngushëllimet dhe vendi mik i Polonisë do të dijë ta kalojë me vullnet e kurajo këtë humbje të rëndë, që padyshim i ka përmasat e veta jashtëzakonisht të gjera, sepse përveç Presidentit sikurse e thashë, ishin edhe personalitete të tjera shumë të rëndësishme të institucioneve të Republikës së Polonisë.
Jam i bindur që populli polak, institucionet e Polonisë, do të dinë të dalin nga kjo situatë që vjen pas tragjedisë, dhe ditë më të qeta do të vijnë më pas, sepse janë gjëra që nuk varen nga ne. Janë aksidente që ndodhin herë pas here.
Natyrisht që edhe unë e kam të vështirë tani, sepse sikurse e thashë, kam pasur edhe njohje personale me Presidentin. Jam takuar shpesh herë me të. Kemi komunikuar për shumë gjëra të rëndësishme. Ka qenë një mik i Shqipërisë. Ka qenë një mbështetës i madh i integrimit të Shqipërisë qoftë në NATO, por edhe në Bashkimin Evropian. Kujtimin e fundit e kam nga dreka ceremoniale me rastin e inaugurimit të Presidentit të Kroacisë, Josipoviç ku për koinçidencë, Presidentin Kazinski dhe bashkëshorten i kam pasur shumë afër ku edhe njëherë diskutuam për marrëdhëniet midis dy vendeve tona, diskutuam për mundësinë e vizitave. Janë momente që nuk shlyhen nga kujtesa. Natyrisht që është njerëzore. Unë edhe njëherë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjitha institucioneve të Polonisë dhe popullit polak!”