E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 10 267, datë 15.04.2010.

D E K R E T
PËR
SHPALLJEN DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4, si dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 10 267, datë 15.04.2010 “Për ratifikimin e marrëveshjes së mandatimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Deutsche Bank AG, London e J.P. Morgan Securities, LTD, si menaxherë bashkëdrejtues, për transaksionin e emetimit të eurobondit deri në 400 milionë euro dhe miratimin e dokumenteve të tjera të transaksionit”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 6513
Tiranë, më 16.04.2010

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›