E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dënon ashpërsisht aktin kriminal të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi sot në Vlorë

9 shtator 2011

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dënon ashpër aktin kriminal që ndodhi sot në Vlorë kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Ky sulm mafioz dhe brutal, që mori jetën e gjyqtarit, është një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit.

Presidenti i shpreh ngushëllimet e thella familjes Konomi dhe njëherësh u kërkon të gjitha autoriteteve përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›