Presidenti Topi dërgon mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit dhe skenaristit Hysen Hakani

9 shkurt 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në nderim të një prej figurave më të njohura të historisë së kinematografisë shqiptare, regjisorit Hysen Hakani, i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të tij.
“Të nderuar familjarë të të ndjerit Hysen Hakani,
Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të dashur.
Në mendjen dhe kujtesën e shqiptarëve e artdashësve do të mbeten gjithnjë të pashlyeshme jo vetëm personazhet e artistët që regjisori i talentuar Hysen Hakani krijoi e i bëri të pavdekshëm, por dhe e gjithë veprimtaria e tij njerëzore e artistike.
Regjisori i mirënjohur Hysen Hakani, i konsideruar me të drejtë si një nga pionerët e kinematografisë shqiptare, do të kujtohet gjithnjë si një njeri i rrallë, i cili ia kushtoi veprimtarinë e vet artistike popullit të tij.
Më lejoni të ndaj me ju ngushëllimet më të sinqerta e t’ju gjendem shpirtërisht pranë në këtë moment dhimbjeje për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut tuaj të shtrenjtë!” – thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.