Qeveria miraton dëmshpërblimin financiar për 380 ish të dënuarit politikë
Qeveria miratoi sot një tjetër vendim për dëmshpërblimin financiar për 380 ish të dënuarit politikë të regjimit komunist.
Vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin e kryer në burg nga data 30.11.1944 deri më 01.10.1991, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital (të pushkatuar apo të ekzekutuar).
Shuma e masës financiare e përllogaritur sipas këtij vendimi, në total është 1 380 659.354 lekë.
Kryeministri Berisha, duke evidentuar se gjatë kësaj kohe, qeveria ka miratuar disa vendime për të disbursuar shumat e caktuara për të përndjekurit, theksoi se qeveria do të vazhdojë në mënyrë të vendosur në këtë drejtim.
09/02/2011