Presidenti Topi dhe Presidenti Mesiç përshëndesin Forumin e përbashkët Ekonomik mes Dhomave të Tregtisë shqiptare dhe kroate.

20 maj 2009
Zagreb, Kroaci
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kroaci, ku shoqërohet edhe nga një grup i madh e i rëndësishëm përfaqësuesish të biznesit shqiptar, mori pjesë sot së bashku me Presidentin kroat Stipe Mesiç në hapjen e punimeve të Forumit të përbashkët ekonomik me Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë dhe Kroacisë.
Pas fjalëve të rastit nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë kroate, z. Nadan Vidoshieviç dhe Zëvendëskryetarit të Dhomës së Tregtisë shqiptare, z. Fatos Dega, Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesiç vlerësoi rëndësinë e vizitës së Presidentit Topi dhe delegacionit që ai kryeson, në përbërje të të cilit janë mbi dyzet përfaqësues biznesesh me peshë nga Shqipëria dhe vuri në pah nevojën e rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve tona.
Në përshëndetjen e tij me rastin e nisjes së punimeve të këtij Forumi Ekonomik, Kreu i shtetit shqiptar u shpreh: ‘’Kam kënaqësinë e veçantë që takohem edhe njëherë me ju, përfaqësues të nderuar të biznesit kroat, pikërisht për t’ju kujtuar se vendet tona kanë burime natyrore dhe njerëzore që meritojnë një qëndrim më aktiv në bashkëpunimin ndërmjet jush!
Rreziqet që ekspozon kriza ekonomike botërore, kundrejt vendeve tona dhe në mbarë vendet e rajonit tonë, natyrisht, kërkon rishikimin e politikave dhe praktikave të deritanishme, në favor të përkrahjes dhe sigurimit të suksesit të bizneseve.
Vendet tona, anëtare të NATO – s, tashmë ofrojnë një shkallë më të madhe sigurie dhe stabiliteti politik, faktor ndikues ky që duhet përthithur në procesin e vendim – marrjes së bizneseve për t’i bërë ballë rreziqeve të krizës ekonomike botërore, brenda të gjitha mundësive që ende nuk janë shfrytëzuar plotësisht’’.
Presidenti Topi kërkoi më shumë bashkëpunim ekonomik ndërmjet bizneseve respektive, gjë që do të dëshmonte se si dëshirat bëhen realitet, do të dëshmonte gjithashtu si mund dhe duhet të krijohet një klimë më e favorshme dhe afatgjatë, veçanërisht, për bizneset e rajonit të Ballkanit Perëndimor duke nënvizuar rolin e jashtëzakonshëm që do të luante në këtë drejtim liberalizimi i plotë i regjimit të vizave dhe lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave.
Presidenti Topi theksoi se sektorët me një interes të veçantë ku mund të bashkëpunojmë ngushtësisht mes dy vendeve janë energjetika, veçanërisht infrastruktura e saj rajonale dhe ndërkombëtare, infrastruktura rrugore, duke përmendur veçanërisht Korridorin Adriatiko-Jonian, ku Kroacia dhe Shqipëria po bëjnë pjesën e tyre së bashku me Malin e Zi, industria e ndërtimit dhe e materialeve ndërtimit, turizmi me bregdetin e mrekullueshëm dhe potencialet e mëdha, si dhe bujqësia.
Në përfundim të fjalës së tij, Kreu i shtetit vuri në dukje se: ‘’Politikanët në botën e ditëve tona, vlerësohen nga kontributi që ata japin për t’i siguruar njerëzve një jetesë më të mirë, që e ngre lart shpresën e tyre për të jetuar në begati’’.