E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit udhëton së bashku me gra e vajza përgjatë rrugës Durrës-Kukës. Kjo rrugë e ka emrin Sali Berisha

    Rruga Durrës Kukës, në prag të përfundimit të saj ka çdo ditë vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria.   Autobuza të mbushur me të rinj e me me gra nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora janë vizitorë të përditshëm të kësaj kryevepre të inxhnierisë moderne.   Kësaj herë autobuzave të mbushura me gra u është bashkuar edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila së bashku me to ka udhëtuar përgjatë segmentit rrugor Kukës-Morinë, pjesë e autostradës Durrës Kukës, rrugë që së bashku me boshtin e jugut, përfaqësojnë piketat më domethënëse të Shqipërisë që po ndryshon   Kryetarja e Kuvendit së bashku me grupin e grave dhe vajzave kanë parë nga afër punimet impresionante të bëra në këtë aks rrugor.
Rruga Durrës-Kukës, ky kolos i infrastrukturës moderne, është  cilësuar si një nga projektet më të mëdha jo vetëm të rajonit por edhe përtej tij.   Kryetarja e Kuvendit u njoh nga afër me detajet teknike të punimeve, dhe punën kolosale të bërë në një afat record.   Kryetarja e Kuvendit përsërit edhe një herë se Kjo rrugë e ka emrin Sali Berisha. Kjo është një vepër unike që mendohej se mund të bëhej pas 20 viteve. Ndërkohë që është realizuar në një periudhë kaq të shkurtër dhe me një intensitet kaq të lartë për tu  të bërë e mundur që të mbyllet në qershor.   Drejtuesit e projektit pohuan se janë 3800 punonjës, 60 përqind e të cilëve shqiptarë që punojnë 24 orë në 24 dhe vlerësuan se pa mbështetjen dhe këmbënguiljën e qeverisë kjo vepër gjigande nuk do të mund të realizohej në një kohë kaq të shkurtër.   Rruga Durrës-Kukës, 170 kilometra autostradë, me 2 tunele me nga 5.5 kilometra secili, 27 ura, më e gjata 360 metra dhe më e larta 80 metra. Punohet me ritmin maksimal, ashtu siç punohet me ritmin e ndërtimit të të gjitha rrugëve në Shqipërinë e shndëruar në një kantier gjigand ndërtimi.   Kjo rrugë është një arterie qendrore që do ti japë frymëmarrje të gjithë tregut rrajonal. Inxhinierët e firmës Bektel-Enka pohuan se kanë përfunduar gërmimet në 96% të rrugës, pa përfshirë tunelin.   Ritmet e punimeve në segmentin e fundit të autostradës Morinë- Kukës-Durrës, që shtrihet në territorin e komunës së Kolshit me gjatësi 5,6 km, vetëm rreth 4 km larg qytetit të Kukësit, janë përshpejtuar dukshëm. Përfaqësues të kompanisë "Alb Building", që po kryen punimet në këtë segment, thonë se, " punimet në këtë aks do të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar, që është muaji qershor 2009".   Projekti madhor i qeverisë shqiptare, që lidh Shqipërinë me Kosovën siç e njohin të gjithë, ka bërë të marrin jetë shumë fshatra që rruga i përshkon. Fshatra që dikur para fillimit të kësaj rruge, pa vitalitet, tashmë kanë marrë gjallëri, siç ka marrë gjallëri e gjithë Shqipëria që po ndryshon.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›