E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dhe Presidenti i Malit të Zi, Vujanoviç do të marrin pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare për Liqenin e Shkodrës.

18 qershor 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi do të niset nesër drejt Podgoricës, ku, së bashku me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë “Liqeni i Shkodrës - Gjendja dhe Perspektivat”.

Të pranishëm gjithashtu në këtë konferencë do të jenë drejtues dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave të dy vendeve respektive, studiues, profesorë, specialistë dhe personalitete të tjerë me kontribute studimore e praktike për mjedisin nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

Në prani të tyre, Presidenti Topi do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›