Presidenti Topi përshëndet Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Liqeni i Shkodrës - Gjendja dhe Perspektivat”.

19 qershor 2010
Podgoricë, Mal i Zi
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi së bashku me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, mori pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë “Liqeni i Shkodrës - Gjendja dhe Perspektivat”, që po zhvillohet në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.
Në prani të drejtuesve të Akademisë së Shkencave të dy vendeve respektive, akademikëve, studiuesve, profesorëve, specialistëve të mjedisit nga Shqipëria dhe Mali i Zi, të mbledhur për të kumtuar në këtë Konferencë, Presidenti Topi mbajti një fjalë përshëndetëse, në të cilën vlerësoi lart përpjekjet dhe realizimin e kësaj veprimtarie shkencore nga Akademitë e Shkencave të dy vendeve tona.
Në vijim të fjalës së tij, Presidenti i Republikës vuri në dukje se Liqeni e Shkodrës përbën jo thjesht një pikë takimi fizike të trevave që kufizojnë atë. “Ai është një bashkim i kulturave dhe historisë së dy popujve të cilët sot më shumë së kurrë kanë bashkuar edhe aspiratën e tyre për t’u integruar duke dhënë shembullin e shkëlqyer të fqinjësisë së mirë”, - u shpreh Presidenti, duke nënvizuar se “nxitja e zhvillimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve dhe sidomos atyre turistike, mendoj se duhet të jenë një përparësi për të gjitha strukturat e të dy vendeve tona.” “Aktualisht, turizmi përbën ndoshta mekanizmin më efikas për njohjen, pasurimin, vlerësimin dhe evidentimin e historisë dhe kulturës së popujve tanë, të cilat domosdoshmërisht nëpërmjet politikave koordinuese dhe nxitëse të mekanizmave bashkëkohorë, duhet të zënë vendin e tyre në rrjetin turistik rajonal dhe me gjerë”, - theksoi Kryetari i Shtetit shqiptar.
Në vijim, pasi bëri një përshkrim të detajuar të vlerave historike, tradicionale dhe në veçanti të vlerave dhe pasurive të ekosistemit dhe të biodiversitetit të këtij rajoni jashtëzakonisht të rëndësishëm, Presidenti Topi apeloi që “të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm në politikat e ruajtjes, mbrojtjes së kësaj pasurie mjedisore dhe padyshim shfrytëzimit të saj me efiçencën dhe kujdesin e duhur.” “Është e domosdoshme që dy vendet tona jo vetëm të hartojnë projekte e plane të përbashkëta, të shfrytëzojnë financime të ndryshme, që vendet e BE-së ofrojnë me shumë zemërgjerësi, por në mënyrën të shpejtë t’i venë në zbatim, në të mirë të komuniteteve që i shfrytëzojnë ato”, - vuri në dukje Presidenti, ndërkohë që nënvizoi se “gjetja dhe zbatimi i instrumenteve efiçente mbështetëse të këtyre projekteve të përbashkëta, duhet të kthehet në një moto e shtysë të spikatur të sistemeve tona shkencore akademike.”
Duke u ndalur në fjalën e tij dhe në disa prej problemeve të përmbytjeve me të cilat u përball kjo zonë gjatë periudhës së dimrit, Kryetari i Shtetit u shpreh se “për probleme të rëndësishme si këto, përgjigja duhet të vijë nga shkenca, e cila vihet direkt në shërbim të qytetarëve.” “Përfundimet akademike të përpunuara më tej nga universitetet tona dhe njësitë kërkimore kthehen vetëm në këtë mënyrë jo thjesht në institucione mësim-dhënieje por nyje të forta kërkimore shkencore dhe burime të padiskutueshme për politikë-bërësit qendrorë apo vendorë roli, misioni dhe përgjegjësia e të cilëve mbetet kyçe në suksesin e përbashkët të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, - përfundoi Presidenti Topi fjalën e tij në këtë Konferencë.
Në përfundim u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në fushën e mjedisit nga dy Ministrat respektivë të Mjedisit, zotit Fatmir Mediu dhe zotit Branimir Gvozdenoviç në prani të Presidentit Topi dhe Presidentit Vujanoviç.