Presidenti Topi dhe Zonja e Parë urojnë Festën e Sulltan Novruzit në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

22 mars 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi vizituan sot në mesditë për të uruar Festën e Sulltan Novruzit, Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ku u mikpritën nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
Presidenti dhe Zonja e Parë përcollën urimet e ngrohta e të sinqerta për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë kudo ndodhen, me besimin se ditë të tilla feste siç është ajo e Sulltan Novruzit, duhet të sjellin gëzim, mirëkuptim e harmoni për mbarë popullin shqiptar.
Këto urime Presidenti i Republikës i shprehu edhe për mediat e shumta të pranishme, duke theksuar: “Së pari dëshiroj të përshëndes këtë ditë të madhe! Është një ditë e madhe që ka dy simbolika sot: ka një simbolikë që lidhet me Festën e Sulltan Novruzit, e cila korrespondon me ditëlindjen e të madhit Imam Aliu. Dhe padyshim që urimi i parë shkon për besimtarët bektashinj, të cilët e gëzojnë këtë ditë si një ditë e veçantë, e cila ka të bëjë me simbolikën e ringjalljes. Pra kjo ringjallje, kjo ditë e bukur është një ditë shprese dhe besoj se tek çdo njeri ka momente rifreskimi, ringjallje që vjen jo thjesht me natyrën, por edhe me simbolikën e bukur të kësaj dite.
Kjo është një festë e bukur edhe për demokracinë. Pra korrespondon në këto dy simbolika dhe është festë besoj e të gjithë shqiptarëve, të cilët e duan lirinë, e duan demokracinë, e duan të ardhmen. Urime edhe ju!”