E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllimet ambasadës së Egjiptit, për ndarjen nga jeta të Papës së Aleksandrisë, Shenouda III

Kryeministri Berisha vizitoi sot në mesditë, ambasadën e Egjiptit në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papës së Aleksandrisë, Shenouda III, Patriark i Dioqezës Shën Markut.

Kryeministri shprehu ngushëllimet dhe keqardhjen e thellë për largimin nga jeta të këtij udhëheqësi shpirtëror të komunitetit të krishterë të Egjiptit, njëherësh edhe ndjenjën e respektit për devotshmërinë me të cilën i shërbeu për më shumë se 40 vjet komunitetit të tij.

Kryeministri la një shënim në librin e ngushëllimeve, të hapur nga ambasada egjiptiane me këtë rast.


21/03/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›