Presidenti Topi dhe Zonja e Parë vizituan të porsalindurin e parë për vitin 2012, në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”

1 janar 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, zhvilloi sot paradite një vizitë në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku u përshëndetën e u takuan me nënat e fëmijët e tyre të porsalindur, si dhe me stafin mjekësor, duke u uruar përzemërsisht: “Gëzuar Vitin e Ri 2012!”
Të shoqëruar nga Drejtoresha e Maternitetit, znj. Rubena Moisiu, Kreu i Shtetit Shqiptar dhe Zonja e Parë, u interesuan për shëndetin e fëmijëve të vegjël dhe nënave të tyre, si dhe kryen një vizitë të veçantë në dhomën e nënës, Andriana, e cila lindi foshnjën e parë të vitit 2012, të quajtur Roan, vetëm 2 minuta pasi kishte hyrë viti i ri, duke i dhuruar një buqetë me lule, si dhe duke i shprehur urimet më të mira për një jetë të gjatë, të mbarë e plot shëndet.
Më pas, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë zhvilluan një takim me personelin mjekësor të Repartit të Terapisë Intensive të Neonatologjisë, ku u shprehën atyre vlerësime për vëmendjen, përkushtimin e përkujdesjen e treguar për foshnjet, porse bënë gjithashtu edhe një bisedë të ngrohtë e miqësore edhe me nënat e tyre.
Pas vizitës, Kryetari i Shtetit përcolli mesazhe urimi për vitin e ri edhe para mediave të pranishme:
“Dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast të bukur për të uruar dhe njëherë të gjithë shqiptarët: Gëzuar Vitin e Ri! Qoftë një vit i mbarë dhe i lumtur për të gjithë!
Në këtë vit të rëndësishëm e historik për shqiptarët, në 100-vjetorin e Pavarësisë, në këtë ditë të mrekullueshme me diell, besoj që urimi shkon edhe për të porsalindurit, që të kenë jetë, të kenë shëndet, të rriten me ngrohtësi familjare, për të qenë nesër, me siguri, qytetarë dinjitozë të Evropës!
Unë do ta shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar të gjithë ata që shërbyen gjatë gjithë natës së mbrëmshme. Kur të gjithë festonin, ata ishin në detyrë, duke filluar nga personeli mjekësor, personeli ndihmës, forcat e ruajtjes së rendit dhe të gjithë ata që kanë qëndruar jashtë festimit për t’u siguruar gëzim dhe hare të gjithë të tjerëve.
Edhe njëherë dëshiroj t’ju falënderoj edhe juve, gazetarëve në terren, sepse nuk mungoni pavarësisht që të tjerët ndoshta pushojnë, juve jeni vazhdimisht në detyrë.
Gëzuar të gjithëve dhe qoftë vit i mbarë për të gjithë shqiptarët! Gëzuar!”