Presidenti Topi do presë në Vlorë Presidentët e Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë.

19 qershor 2009
Me ftesë të Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, Presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, fqinjë të Shqipërisë, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të takohen në qytetin e Vlorës në datat 23 dhe 24 qershor 2009.
Të katër Presidentët do bashkëbisedojnë për marrëdhëniet dypalësh, për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e zhvillimit të tij në kuadër të vizionit të përbashkët euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në përfundim të takimit do të ketë një konferencë e përbashkët shtypi.