E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi.

25 nëntor 2008

Me ftesë të Presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe në krye të një delegacioni zyrtar, do të zhvillojë në datat 26 dhe 27 nëntor 2008 një vizitë zyrtare në Turqi.

Në ditën e parë të vizitës, Kryetari i Shtetit do të takohet me homologun Abdullah Gyl, me Kryeministrin Tajip Erdoan, me Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Koksall Toptan dhe do marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit turk.

Në axhendën e Kryetarit të Shtetit përfshihen gjithashtu edhe takime me biznesmenë turq dhe shqiptarë, përfaqësues të dhomave dhe institucioneve me karakter tregtar, autoritete lokale dhe do zhvillojë një vizitë të veçantë në Universitetin e Bosforit.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim edhe me përfaqësues të shoqatësë së vëllazërisë Turko-Shqiptare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›