Kryeministri Berisha ka marrë një letër falënderimi nga Kryeministri i Japonisë, zoti Taro Aso
- Kryeministri i Japonisë, zoti Taro Aso shpreh vlerësimin e tij të lartë për marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes dy vendeve
Kryeministri i Japonisë, zoti Taro Aso shpreh vlerësimin e tij të lartë për marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes dy vendeve. Përmes kësaj letre Kryeministri i Japonisë, zoti Taro Aso shpreh vlerësimin e tij të lartë për marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke u ndalur veçanërisht në progresin e bashkëpunimit shumë të frytshëm ekonomik, i cili është nxitur edhe më shumë nga vizita e fundit në Tokio e Kryeministrit Berisha në shkurtin e këtij viti.
Në këtë letër Kryeministri i Japonisë, zoti Taro Aso shprehet:
“Shkëlqesi,
Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Tuaj mirënjohjen time të thellë për fjalët tuaja të ngrohta të urimit për vendosjen time si Kryeministër i Japonisë. Unë jam i kënaqur që marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve tona po njohin një progres të vazhdueshëm në një rreze të gjerë fushash, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik, në këto vitet e fundit edhe përmes vizitës zyrtare të Shkëlqesisë Tuaj në vendin tonë në shkurtin e këtij viti.
Unë do të vazhdoj të punoj më tej ngushtë me Shkëlqesinë Tuaj për të promovuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.
Ju uroj Shkëlqesi shëndet të mirë dhe suksese të mëtejshme.
Sinqerisht Juaji,
Taro Aso
Kryeministër i Japonisë”
26/11/2008