E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i dërgon mesazh Presidentit italian Xhorxho Napolitano.

4 tetor 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano një mesazh solidariteti për tragjedinë natyrore që përfshiu rajonin e Mesinës.

“Me shumë keqardhje mësova dhe po ndjek bilancin tragjik të fatkeqësisë natyrore që preku rajonin e Mesinës duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale.

Në emrin të popullit shqiptar ndaj me Ju dhimbjen për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave.

Pranoni z. President, ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë të vështirë të krijuar nga shirat e përmbytjet në zonën e Mesinës.” - thuhet në mesazhin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›