Presidenti Topi i dorëzon aktorit të mirënjohur holliudian, Xhejms Belushi, dekretin për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.

9 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dorëzoi sot Xhejms Belushit, aktorit holliudian me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, dekretin nr. 6274, firmosur në datë 5 tetor 2009 për marrjen e shtetësisë shqiptare.
Gjatë një ceremonie të organizuar me këtë rast në Hotel Sheraton, në një Mbrëmje Gala, ku ishin të pranishëm drejtuesit e Kompanisë "Eagle Mobile”, deputetë, përfaqësues të qeverisë e të bashkësive fetare, personalitete të larta të artit dhe të kulturës shqiptare si dhe përfaqësues të medias, Kreu i shtetit shqiptar u shpreh:
“I nderuar zoti Tashken,
I nderuar zoti Belushi,
Të nderuar zotërinj deputetët, përfaqësues të qeverisë,
Të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare,
Përfaqësues të medias,
Përfaqësues të botës së artit,
Miq të vjetër dhe të rinj,
Të dashur miq!
Nuk e kam parë ndonjëherë kaq të emocionuar zotin Belushi sa sonte. Një vit më parë, ai natyrisht pa e kërkuar vetë, mori titullin e lartë ‘Nderi i Kombit’. Një njeri kaq i madh sa Xhejms Belushi kurrë nuk mund të kërkojë vlerësim apo auto-vlerësim. Kështu që e vlerësuam ne. Më takoi mua në atë pozicion që ta bëja atë gjë, por mund të ishte cilido. E vlerësoi i gjithë populli, miqtë e tij artistë, miq e tij të thjeshtë dhe natyrisht që e nderojnë të gjithë spektatorët botërorë. Por për ne ishte një vlerësim tepër i veçantë, sepse gjithmonë kishim parë te Xhejms Belushi atë lloj emocioni kur thonte: ‘Unë jam shqiptar’. Prandaj ne krenohemi me të, edhe sot pas një viti, ju jeni krenaria e kombit tonë.
Në punën time të përditshme kam gëzimet e mia, por kam edhe hidhërimet e mia që lidhen me një moment institucional. Në këtë botë globale ka njerëz që e lënë nënshtetësinë shqiptare, dhe kjo më shoqëron me një lloj hidhërimi, por ka edhe njerëz që e kërkojnë nënshtetësinë. Kjo më shoqëron me një gëzim, me një gëzim të pamasë. Dhe veçanërisht kur këtë e kërkon me dëshirën e tij zoti Xhejms Belushi nuk ka sesi të mos shoqërohet edhe me këtë gëzim të bërë sonte publik.
E kam dëgjuar në Shqipëri, e kam dëgjuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo një aktor i diktuar nga rrethanat, por një aktor me shumë pathos, që luan me gjithë shpirt gjë që nuk e shohim shumë shpesh, duke e përsëritur si një refren, që nuk do të pushojë kurrë: ‘Unë jam shqiptar!’ Vërtet që jeni shqiptar, sepse unë, sikurse të gjithë të tjerët, kam parë emocionet e forta të një artisti, por edhe të një njeriu kur ju gërrmonit në rrënojat e shtëpisë së vjetër të babait tuaj duke e shoqëruar këtë me lot. Fatmirësisht në këtë ditë të lumtur, kur Shqipëria bëhet çdo ditë edhe më e hapur, kur ne përfundimisht do ta shkelmojmë izolimin, jo thjesht izolimin fizik nëpërmjet liberalizimit të vizave, por do të thyejmë izolimin psikologjik dhe një nga ata që do të ndihmojnë Shqipërinë dhe shqiptarët për ta thyer këtë izolim psikologjik patjetër që do të jeni edhe ju. Janë të gjithë këta miq që ju shoqërojnë ju sonte, shumë të tjerë që janë jashtë kësaj salle dhe natyrisht Shqipëria krenohet, por edhe ‘Eagle Mobile’ duhet të krenohet me ju!
Unë, pa dashur të zgjatem, sepse kjo është një natë shumë e veçantë, kam konstatuar, i dashur Xhejms se populli mërzitet kur politikanët flasin papushim, kështu që po ndaloj këtu duke ju dhënë atë që ju e meritoni.”
Në vijim, dekreti i marrjes së nënshtetësisë shqiptare iu dorëzua z. Belushi nga vetë Kryetari i Shtetit shqiptar.
Ndërsa z. Belushi, në fjalën e tij përshëndetëse dhe falenderuese u shpreh mes të tjerash: “Jam me të vërtetë i lumtur që jam sonte këtu me ju! Gjithmonë e them që unë jam shqiptar, por sot jam me të vërtetë shqiptar! Jam shumë i lumtur për këtë gjë! Sa herë që takohem me Presidentin e Republikës, ai gjithmonë më nderon me ndonjë dhuratë shumë të bukur nga ky vend i mrekullueshëm. Sonte më është rezervuar një dhuratë tepër e veçantë dhe tani që jam zyrtarisht shqiptar, dhe ajo që e bën zyrtare nuk është thjesht kjo ceremoni, por këtë vit do të paguaj edhe taksat këtu.
Ngahera kam kuptuar që Shqipëria ishte pikërisht vendi ku unë ndihesha më mirë se kudo tjetër. Dhe ky udhëtim ma ka vërtetuar që unë i përkas këtij vendi. Kam miq këtu, kam një sipërmarrje, kam një ortak të ri, dhe kam një mik të madh si Presidenti Topi. Kështu që ju falemnderit shumë!”