Kryeministri Berisha pret një përfaqësi të zgjeruar të Instituti gjerman ASPEN
Sot Kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha priti një përfaqësi të zgjeruar të Institutit gjerman ASPEN, të cilët ndodhen në Shqipëri në një konferencë rajonale të Institutit, në të cilin marrin pjesë liderë të rinj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe vendeve të Ballkanit.
Takimi u mbajt në formën e një seance pyetje-përgjigje, ku Kryeministri Berisha iu përgjigj një numri të madh pyetjesh nga të pranishmit. Interes të veçantë u shfaq mbi çështje të tilla si, vizita e fundit e Kryeministrit Berisha në Kosovë, roli dhe ndihma që mund të luajë Shqipëria ndaj Kosovës, proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian, marrëdhëniet me vendet e rajonit në përgjithësi dhe Serbinë në veçanti, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, NATO-s, zhvillimet politiko-ekonomike në vend, korrupsioni, klima e biznesit, etj.
Kryeministri Berisha falenderoi të pranishmit për praninë dhe priti me kënaqësi ftesën për të vizituar Institutin Aspen në Gjermani, në një të ardhme të afërt.
09/10/2009