Presidenti Topi pret Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Mihael Shpindeleger.

8 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr, Bamir Topi priti sot në Presidencë Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Mihael Shpindeleger dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Gjatë takimit, Presidenti Topi vuri në pah marrëdhëniet shumë të mira bilaterale që ekzistojnë mes dy vendeve tona, të cilat demonstrohen edhe nga shkëmbimet gjithnjë e më të shpeshta të vizitave në nivelet më të larta, tregues i të cilave është edhe vizita e sotme e Ministrit të Jashtëm austriak.
Presidenti Topi shprehu vullnetin dhe angazhimin e plotë institucional për intensifikimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, duke vënë në pah rëndësinë e liberalizimit të regjimit të vizave, që do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave dhe rritjen e kontakteve politike dhe ekonomike-tregtare në nivele edhe më të larta. Kreu i shtetit i shprehu Ministrit të Jashtëm austriak mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme të Austrisë për vendin tonë në rrugën e integrimit drejt familjes së madhe evropiane.
Në takim u diskutua edhe mbi situatën në rajon, ku dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim që pavarësia e Kosovës dhe njohja e saj nga një numër gjithnjë e në rritje shtetesh, kontribuon ndjeshëm në qëndrueshmërinë dhe paqen në Ballkan.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Mihael Shpindeleger, pasi falenderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe uroi Presidentin Topi për sukseset dhe zhvillimin e Shqipërisë, vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera e miqësore mes dy vendeve tona, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Austrisë për të vazhduar mbështetjen e fuqishme në drejtim të përmbushjes së aspiratave integruese te Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Z. Shpindeleger, pasi vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon, theksoi se qëndrueshmëria politike dhe ekonomike e secilit prej vendeve të Ballkanit është e rëndësishme jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në atë rajonal e më gjerë, sepse e ardhmja e të gjithë rajonit ballkanik do të jetë pa asnjë mëdyshje integrimi europian.
Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Florian Raunig.