Presidenti Topi i ka dërguar mesazh ngushëllimi familjes së Drejtuesit të Policisë, Komisar Naim Manukës

17 prill 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së të ndjerit Komisar Naim Manuka, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme.
“Të nderuar familjarë të Drejtuesit të Policisë së Shtetit, të ndjerit Komisar Naim Manuka,
Më lejoni që në këto çaste të rënda të humbjes së bashkëshortit, prindit dhe Drejtuesit të paharruar të Policisë së Shtetit, Komisar Naim Manuka, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta!
Sakrificat, profesionalizmi dhe kontributi që i shtrenjti Naim ka dhënë në shërbim të atdheut dhe shtetit do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën tonë. Mirënjohja për vlerat e tij njerëzore dhe përkushtimi ndaj detyrës fisnike do ta lartësojnë atë përjetë në sytë e të gjithë shqiptarëve.” – theksohet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.